Këtë muaj mos tentoni t’i bëni të gjitha vetë – keni njerëz të mrekullueshëm rreth e rrotull që ju mbështesin e duan t’ju ndihmojnë. Shtëpia juaj e partneritetit do të jetë e ndriçuar, po ashtu edhe rrugëtimi drejt bashkëpunimit me të tjerët. Këtë muaj, do të gjeni njerëz të kualifikuar me të cilët do të doni të bashkoni forcat.
Në punë, mund të doni të punësoni një publicist, drejtor kreativ, tekstshkrues, producent, stilist, agjent pronash, avokat ose kontabilist, si shembuj të njerëzve që ju duhen pranë për të qenë më efektivë profesionalisht.
Në univers, ka vibrime romantike, kështu që mund të jeni duke u fejuar ose martuar. Nëse po, keni zgjedhur kohën perfekte. Sigurohuni që familja juaj të jetë dakord dhe nëse jo, përpiquni t’i inkurajoni të jenë të lumtur për ju.
Urani, planeti juaj sundues, do të jetë në kënd të fortë me Diellin, hënën e re dhe Afërditën gjatë dy javëve të para të gushtit. Kjo mund të shkaktojë një vonesë ose një hap pas në një situatë në shtëpi a prona të paluajtshme. Do t’ju duhet të rimendoni gjithë elementët e strategjisë a planit.
Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të jetë në kënd ideal me katër trupat qiellorë në shtëpinë tuaj të partneritetit – Diellin, hënën e re dhe Afërditën e Marsin. Këta të fundit, dashnorët e qiellit, do të shtojnë gëzim dhe gjallëri. Një mik mund t’ju ndihmojë me një partneritet a një mundësi të veçantë në punë, kështu që tregohuni të vëmendshëm, edhe nëse në fillim dyshoni se e kupton jetën tuaj profesionale. Do të habiteni.
Plutoni dhe Urani do të sulmojnë Mërkurin gjysmën e parë të gushtit dhe Mërkuri është planeti i marrëveshjeve. Shmangni medoemos firmosjen e kontratave tre javët e para të gushtit. Nëse do të finalizoni një marrëveshje pronash, bëjeni më 21 gusht.
Hëna e plotë e këtij muaji në shenjën tuaj, do të ndodhë më 5 gusht dhe sërish, me pengesa nga Urani, do t’ju detyrojë të ndryshoni ose rimendoni linjën e veprimeve të planifikuara. Nga ana e mirë, kjo hënë e plotë do të qartësojë çfarë doni nga jeta dhe nga një partner. Nëse romanca ju pushton mendimet në mes të muajit, afërsia e Afërditës me Marsin do t’i japë shkëlqim marrëdhënies suaj. Mund të ndiheni të plotësuar me partnerin, një plotësi që ju duket magjike dhe e thellë. Ndjenjat tuaja pasionante do t’ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen e cilitdo problemi në lidhje që mund të shfaqet.
Drejt fundit të muajit do të fokusoheni më tepër te paratë. Edhe pse kjo mund t’ju duket zhgënjyese, nuk është. Keni fuqi fantastike financiare gjatë hënës së re të 30 gushtit. Kjo hënë e re do t’ju sjellë një fluks parash – ndoshta vlera më bujare që do të shihni gjithë vitin. Këto para do të jenë të lidhura me një pronë që zotëroni ose shpresoni të shisni, jepni me qira a blini. Nëse keni pasur një çështje të hapur në gjykatë, të tipit divorc a mosmarrëveshje me një kontraktor, më në fund të bini në marrëveshje që do të jetë në favorin tuaj. Vendimet e marra gjatë kësaj hëne të re do t’ju sjellin një ndjesi sigurie që do t’ju lejojë të lini të shkuarën pas e të hidhni hapa drejt të ardhmes.
Do të jeni shumë me fat për sa i përket parave. Konsideroni blerjen e një bilete llotarie më 29, 30 ose 31 gusht, të gjitha ditë të shkëlqyera. Urani po punon në favorin tuaj dhe do të surprizoheni disa herë. Është një periudhë fantastike.
Gushti do të ndahet në dy pjesë për ju. Pjesa e parë do t’i përkushtohet projekteve në punë. Edhe pse mund të ikni me pushime, në gusht do të jeni më produktivë se gjatë gjithë vitit. Peshqit duan të ecin kundër rrymës gjithsesi, të punojnë kur të tjerët pushojnë dhe anasjelltas – kjo shpjegon pse jeni kaq produktivë në gusht. Ka edhe një arsye tjetër – hëna e re që do të shfaqet pak orë para se të nisë muaji, më 31 korrik. Kjo hënë do të sjellë mundësi fantastike, që do t’ju ndihmojnë të bëni një emër për veten në industrinë që punoni prej kohësh.
Mbani mend 5, 6 dhe 7 gushtin, kur Dielli të flasë me Jupiterin në emrin tuaj dhe gjithashtu 8 gushtin, kur Afërdita të jetë në harmoni me Jupiterin. Këto ditë janë ideale për të bërë një prezantim ose për të dhënë një intervistë. Do t’u bini në sy eprorëve dhe do t’ju ofrohen shifra të majme.
Keni korrur fitore gjatë gjithë vitit, por nëse synoni një arritje madhore në karrierë, kini parasysh ditët që rrethojnë 11 gushtin, kur Jupiteri del nga prapavija. Tre ditët para dhe as 11 gushtit do të jenë të fuqishme dhe do të merrni një shenjë që gjithë puna e lodhshme do t’ju shpërblehet.
Hëna e re në gjysmën e parë të muajit do të sjellë rreze nga Jupiteri, momentalisht në shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Këtë muaj do të vëreni sa mirë po ia dilni, do të fitoni bollshëm.
Urani, në sektorin tuaj të komunikimeve dhe udhëtimeve, do të shkaktojë telashe. Tregoni kujdes me fjalët që shkruani e thoni. Nëse udhëtoni, kontrolloni me vëmendje adresat, akomodimin dhe oraret. Nëse do të ngisni makinën, kontrollojeni në servis. Nëse nuk ju duhet të udhëtoni në mes të muajit, shtyjeni për një javë.
Gjatë hënës së plotë të 15 gushtit, do të ndjeni nevojën të pushoni. Pasi keni punuar shumë, ju duhen vërtet disa ditë pushim. Kjo hënë e plotë do të bëjë të mundur pikërisht këtë.
Nëse jeni beqarë, takimi i Afërditës dhe Marsit gjatë 24-25 gushtit do t’ju bëjë më magnetikë se kurrë dhe dashurinë do ta tërhiqni më lehtë se kurrë. Miqtë tuaj do të luajnë një rol të rëndësishëm e do t’ju sugjerojnë të udhëtoni në një resort aty pranë për t’u relaksuar. Aty do të takon dikë, ose në një kampus universitar, nëse jeni në shkollë këtë muaj. Pavarësisht statusit, beqar apo të martuar, në punë do të ktheheni të relaksuar.
Afërdita dhe Marsi takohen çdo dy vjet në këtë mënyrë, por takohen në shenja të ndryshme. Ky takim s’do të ndodhë më në sektorin tuaj të martesës e përkushtimit deri më nëntor të 2047-s, 28 vite më vonë. Sigurohuni që 24-25 gushti të jetë i veçantë.
Hëna e re e 30 gushtit do të sjellë goxha trupa qiellorë në sektorin e marrëdhënieve serioze dhe do ta bëjë fundin e gushtit e fillimin e shtatorit periudhën perfekte për t’u lidhur edhe më me dikë. Nëse jeni të lidhur, kjo hënë e re do të bëjë që të përkushtoheni më tej dhe t’i premtoni njëri-tjetrit besnikëri.
Mos firmosni kontrata dy javët e para të gushtit. Nëse mundeni, mos premtoni asgjë as në biznes, as në dashuri deri në hënën e re të 30 gushtit dhe ditët që e pasojnë. 21 gushti është një ditë fantastike, pasi Jupiteri dhe Mërkuri do të punojnë bashkë për t’ju nxjerrë fitimtar.
Nëse nuk jeni gati për romancë sepse s’keni harruar ende dikë, përdoreni hënën e re për të zgjedhur një partner biznesi ose një ekspert me të cilin të bashkëpunoni. Urani ju sjell mundësi surprizë dhe Saturni stabilitet. Gjërat s’mund të ishin më mirë.