Cardi B shokoi thuajse këdo kur zbuloi se ka një garazh plot me super makina që s’i nget dot sepse s’e mori kurrë lejen e drejtimit. Dhe duke u nisur nga aftësitë e saj në timon, s’ia merr mendja se ka për ta marrë ndonjëherë.
Pasioni i saj për makina të shtrenjta u theksua kur u martua me Offset, një koleksionues i fiksuar. Çifti i dhuron shpesh njëri-tjetrit makina miliona dollarëshe, madje kanë blerë Lamborghini Aventador matchy-matchy.
Koleksioni i pasur i Cardi-t karakterizohet nga shumëllojshmëria. Dominohet nga prodhime italine, por përmban edhe SUV luksoze, makina garash, automjete grand tour dhe kabriole elegante nga Gjermania. Për dikë që s’di t’i japë makinës, reperja ka një koleksion të baraspeshuar.
Kur e pyetën pse ka kaq shumë makina të shtrenjta kur s’i nget dot, Cardi u përgjigj me “për të bërë foto, sigurisht."
Lamborghini Aventador
G-Wagen
Bentley Bentayga
Lamborghini Urus
Mercedes Maybach
Rolls-Royce Wraith i personalizuar
Chevrolet Suburban
Dodge Challenger Hellcat
McLaren 720S Spider
Lamborghini Huracan
Maserati Levante
Fiat 124 Spider
Ferrari Portofino
Alfa Romeo 4C
Maserati Grancabrio
Chevrolet Corvette ZR1
Fiat Abarth
Porsche Macan
Ferrari 488 GTB
Chevrolet Camaro ZL1 1LE
BMW X5
Mercedes-AMG C 63
Audi R8
Bentley Muslanne