Më i pritshëm ishte bashkëpunimi i Luanës me Faydee sesa bashkëpunimi i Taynës me Dafina Zeqirin. Kemi vetëm diçka për të thënë: Ky është standardi i ri. Nëse një bashkëpunim s’është kaq i mirë ose më i mirë se kaq, mbajeni. Do bëjmë si do bëjmë me këta që kemi.
Së pari, energjia e Taynës dhe Dafinës nuk ka të krahasuar. Kjo këngë ta merr vetëbesimin, ta ushqen, ta mëkon dhe ta kthen mbrapsh dhjetëfish më të fortë. Ti dhe vetëbesimi jot ecni rrugëve me kokën lart.
Së dyti, teksti, 10/10. Nëse nis me “Edhe femrën ta marr, e kam fanse” s’ka ç’bën tjetër veçse të përmirësohet. Dafina këndon, bën rep dhe twerk, të gjitha këto teksa duket më seksi se kushdo me flokë të qethura shkurt. Diva! Tayna është lindur për të qenë yll dhe kaq.
View this post on Instagram
Së treti, “Bye Bye” është në fakt dy këngë në një! Në 2:30 ka një ndryshim të beat-it dhe kur e dëgjon për herë të parë, është surpriza që s’e dije se të duhej në jetë. Nëse ju ka ardhur në majë të hundës me çunat, kjo pjesë është për ju.
Me përjashtim të bashkëpunimeve të Mozzikut dhe Loredanës – ata mund të bëjnë ç’të duan dhe ne njësoj do e dëgjojmë – për gjithë të tjerët, ky është standardi. Veshje të papara, rima të papara, ndryshim beat-i, energji ngjitëse dhe një shije të mirë në gojë.