Shqipëria ka nevojë për një elitë të re politike, jo vetëm sepse jetojmë në një epokë ndryshe nga 20 vite më parë, por edhe për kushtet specifike të tanishme. Studiuesit e huaj dhe shqiptarë tashmë janë të bindur se kultura politike, qoftë e trashëguar, qoftë kjo aktuale, nuk është në nivelet e duhura. Dhe dihet se kur një vend ka mungesë kulture politike, demokracia nuk mund të jetë kurrë e sigurt!
Në gati 30 vjet “demokraci”, politika shqiptare, por edhe administrata publike kanë dëshmuar se kanë mangësi të theksuara në trajtimin e çështjeve publike. Shumica as nuk e di se çfarë përfshin koncepti ”publike”, pa le më të merret me menaxhimin e këtyre problematikave. Kjo i ka hapur rrugën një mungese të theksuar të përgjegjshmërisë ndaj çështjeve publike. Por politika është dhe do të mbetet gjithnjë çështje publike.
Studimi i shkenca politike, madje sikundër quhen sot në botë “shkencat e qeverisjes dhe politikave”, është jo vetëm prirje e kohës, por edhe nevojë për të rinjtë që duan ta ndryshojnë situatën.
Në Universitetin Marin Barleti ka një përvojë shumë të mirë në këtë drejtim. Programet që ofrohen në Marin Barleti janë programe bashkëkohore dhe të krahasueshme me universitetet më në zë të Europës. Dhe jo vetëm kaq. Ajo që e bën cilësor edukimin në këto shkenca është praktika dhe studimi interaktiv.
Dy janë drejtimet në të cilat studentët marrin njohuri në këto fusha: Fjalori politik (sepse edhe tek politikanët e niveleve të larta, në daljet e tyre publike, vihet re një varfëri konceptesh) dhe logjika e filozofisë politike. Kjo do të thotë se studentët që mbarojnë këto shkenca janë të gatshëm të analizojnë, të kuptojnë e të prodhojnë politika qëi shërbejnë publikut.
Studentët janë në gjendje të debatojnë për problemet e ditës dhe të tregojnë jo vetëm qasje teorike, por të ofrojnë edhe zgjidhje praktike. Stafi i përgatitur brenda e jashtë vendit, bazuar te profesionalizmi dhe përvoja, u ofron studentëve mundësi për angazhim real në jetën publike, ndaj edhe e bën të veçantë lidhjen student/pedagog, binom ky kyç për suksesin e tyre.
Është vështirë që të çash në politikën shqiptare, por nuk është e pamundur, ndaj studentët përgatiten për të qenë pjesëmarrës dhe aktivë, të aftë për të kapur momentin për të arritur qëllimin.
Studentë të tillë do të dijnë me siguri të ndërtojnë një të ardhme të sigurt, për veten, por edhe për të tjerët.
*Ky artikull është shkruar nga Zv. Rektor Prof.As.Dr.Zamira Çavo.
Për më tepër informacion, drejtohuni këtu.