Për mendimin tonë

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e Estela Ujkës

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2019

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e

Për të kuptuar se ku qëndron e veçanta e Instagramit të Estela Ujkës, na lejoni fillimisht t’ju prezantojmë se ç’po ndodh në botë. Prej kohësh, modele dhe personazhe të njohur flasin haptazi për imazhin e trupit, duke kërkuar vazhdimisht të rrëzohen standarde të kota të bukurisë të vendosura në të kaluarën. Gjithnjë e më tepër, kompani dhe shtëpi mode po përqafojnë diversitetin si një mënyrë për t’i bërë të gjithë njerëzit të ndihen rehat me trupin e tyre. Pavarësisht se ndonjëherë në prapaskenë fshihen detaje nga më të tmerrshmet, fryma mbetet pozitive. Aq e fortë është kjo frymë e re, sa u bë kërcënim për të shkatërruar një perandori si Viktoria’s Secret.

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e

Ndonëse mungon një “lëvizje” e tillë te personazhet e njohur shqiptarë, Estela Ujka përbën një përjashtim. Siç mund ta shihni, blogerja, poston vazhdimisht foto dhe mbishkrime ku thekson se gratë duhet ta duan trupin e tyre.

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e

Sado filtra për ngjyrat dhe ndriçimin, duket se Estela nuk i ka problem strijat, celulitin apo barkun.

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e

I ngjashëm me rastin e Amy Schumer, të shumtë janë ndjekëset që vlerësojnë përmbajtjen e Instagramit të blogeres, që me ose pa qëllim, është kthyer në frymëzim për disa. Siç shprehet dikush me humor, “Estela po i bën gratë ta nxjerrin barkun e bukur dhe të rrumbullakët”.

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e

Komente të tjera:

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e

Ka diçka tepër të veçantë në Instagramin e