Përgjithësisht, gratë karakterizohen nga intuita dhe mund ta kuptojnë fare lehtë kur një gënjeshtër është në ajër. Gjithsesi, kjo s'e përjashton mundësinë që një manipulues profesionist të gënjejë e t'ja hedhë paq. Si ta kuptojmë para se të jetë vonë?
Shmangia prej çdo gabimi, s'është shenjë e mirë.
“Të kam gënjyer ndonjëherë unë ty?” Na vjen keq, por kjo është fraza tipike e një mashkulli i cili po gënjen.
Vër re nëse të sheh në sy kur flet.
Sytë janë të lexueshëm. Një njeri i cili po gënjen është shumë e thjeshtë të zbulohet përmes syve.
Ndryshimi në sjellje. Ji vigjilente!
Sigurisht kjo është disi e vështirë të dallohet. Ama nëse dallon ndonjë ndryshim në sjelljen e tij dhe arsyen nuk e di, me siguri duhet të fillosh të dyshosh.
Ta hedh fajin ty
Mbrojtja më e mirë është sulmi dhe këtë nuk e kemi thënë ne. Për të larguar fajin nga vetja ai përpiqet të ta hedhë ty.