Beje Vete

Sekreti për dhëmbë akull të bardhë është një banane larg!

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2019

Sekreti për dhëmbë akull të bardhë është

Herën tjetër që do të konsumoni banane, mos bëni gabim ta hidhni lëkurën në plehra. Nëse nuk e kishit dëgjuar, lëkura e saj mund të bëjë mrekulli për zbardhjen e dhëmbëve. Askush nuk do të boshatisë kuletën dhe të gjithë e dimë që shërbime të tilla kushtojnë, prandaj provojeni t'i zbardhni në shtëpi me një lëkurë bananeje.

Sekreti për dhëmbë akull të bardhë është

Ju duhet: Një lëkurë bananeje, një pastë dhëmbësh dhe një furçë.

Si ta aplikoni?

Fërkoni me lëkurën e bananes dhëmbët tuaj dhe lëreni tulin nëpër dhëmbë për rreth 10 minuta. Pasi të kenë kaluar kenë kaluar minutat merrni furçën e thatë të dhëmbëve dhe fërkojini ato siç bëni me pastën.

Pastaj lajini dhëmbët siç bëni normalisht me pastën e dhëmbëve dhe ujë për të hequr pastën e bananes. Përsëriteni këtë ritual çdo ditë për rreth dy javë.

Me të drejtë, do të thoni si është e mundur që kjo funksionon? Në përbërje të lëkurës së bananes ka potasium, magnezium dhe mangani. Të gjithë këto ndihmojnë në smaltin e dhëmbit, kështu që jemi në rrugën e duhur. Provojeni!

Burimi: Glamour