Më 14 shtator, nis sezoni i ri i “Pop Culture”. Pas largimit të Kelvi Kadillit, i cili do të drejtojë emisionin e mëngjesit në Ora News, Dojna Memës do t’i bashkohen tre emra në "Pop Culture".
Anxhela Baxhija – studente e financës pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe pjesëmarrëse në “The Voice of Albania”, pasi siç duket muzika është një tjetër pasion i saj.
Kejli Doda – të cilën me siguri mund ta keni rastisur te search në Instagram, duke qenë se profili i saj ndiqet nga më shumë se 28,000 ndjekës. Ah, është edhe kaçurrelsja e klipit “Marinela” të West Side Family ft. Eranda Libohova.
Kilda Hysenbegasi – emri i të cilës është paksa më i njohur se vajzat e tjera pas angazhimit si gazetare në emisionin “Thumb”.
Nisur nga promoja e sezonit të ri, kuptohet se Anxhela (që shfaqet duke lexuar librin e Financës) do të merret më së shumti me çështjet e të rinjve që kanë të bëjnë me shkollën dhe problematikat; Kejli (e cila luan me një top futbolli) do të vijë si plotësim i rubrikës së Anxhelës, duke u përqëndruar te aktivitetet argëtuese, ndërsa Kildës duket se do t’i besohen sërish intervistat me spec me personazhet e njohur.
“Këtë vit bashkohen Anxhela, Kejli dhe Kilda sepse gocat bëjnë gjithçka më mirë,” përfundon Dojna.
View this post on Instagram