Social Buzz

Thonë se Steve Jobs është gjallë dhe po fshihet në Egjipt

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2019

Thonë se Steve Jobs është gjallë dhe po fshihet në

“Steve Jobs është gjallë dhe po fshihet në Egjipt,” thanë një tufë me njerëz pasi panë foton e mëposhtme. Por mos u entuziazmoni, është thjesht një teori konspirative. E keni parasysh që thonë se 2Pac nuk ka vdekur vërtet dhe jeton diku në Brazil a Kubë? Të njëjtën gjë po aludojnë dhe për Steve Jobs.

Fotoja është realizuar në Egjipt dhe në të duket një burrë që i ngjason tmerrsisht shumë themeluesit të ndjerë të Apple. Syzet, mjekra e shkurtër, flokët e thinjur, madje edhe dora në fytyrë e bën të duket sikur po ideon produktin më të ri të gjigantit teknologjik.

Jobs u nda nga jeta në vitin 2011, pas një beteje të ashpër me kancerin e pankreasit. Kështu që jo, nuk po fshihet diku në botë si Jim Morrison apo Elvis Presley.