Dje nga pasditja ju njoftuam se Inis Neziri është pjesëmarrëse dhe me shumë mundësi fituese e festivalit “New Wave” në Rusi. Kishim të drejtë! Këngëtarja e re mundi konkurrentët e tjerë dhe u rendit në vendin e parë, me 280 pikë.
View this post on Instagram
Do t’ju përditësojmë në lidhje me ç’fiton vendi i parë përveç të drejtës për të thënë se fitove vendin e parë.
Inis pati mbështetjen e një sërë figurash të njohura në vend duke nisur me Aurela Gaçen, që postoi e para për të, Soni Malaj, Albi Nako, Eleni Foureira, Enada dhe Gerd Vaso etj.
Inis Neziri ka marrë pjesë në “Gjeniun e Vogël,” në “Këngën Magjike,” ka fituar festivalin “Golden Stag” në Rumani dhe që nga ky moment, edhe festivalin “New Wave.”