Në vitin 2015, Ryan Reyonlds tha këto fjali ikonike: “Dikur i thoja Blake, ‘I dal plumbit para për ty. S’do të dua kurrë dikë tjetër kaq shumë sa të dua ty.’ Këto i thoja gruas sime. Sekondën që pashë sytë e bebit, kuptova që nëse një ditë do të gjendemi në rrezik, do të përdor gruan si mburojë për të shpëtuar fëmijën.”
Sigurisht, është një shaka, por jo tërësisht e pavërtetë. Pyesni Bes Kallakun. Deri pak më parë, dita më e bukur e jetës së tij, ishte dita kur u martua me Xhensilën. Dhe kush e rrëzoi nga froni një ditë kaq magjike? Lindja e Ajkës, natyrshëm.
Sot është përvjetori i dytë i Besit dhe Xhensilës. Në postimin mandator (për ditëlindje dhe përvjetorë) në Instagram, ai uron bashkëshorten dhe qartëson se dasma e tyre ishte “dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës.”
Deklarata e famshme e Ryan Reynolds nuk përfundon aty. Dhe na e merr mendja, edhe me vazhdimin bie dakord Besi e baballarë të tjerë. “Kur lindi vajza, e dashurova gruan time më shumë nga ç’e kisha dashuruar deri tani.”