Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2019: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2019: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2019: Dashi dhe Demi

Shtatori do të jetë një muaj shumë produktiv për ju, i mbushur me aktivitete. Ju pëlqen të keni punë për të bërë dhe do të keni një axhendë të zënë. Shumë trupa qiellorë do të mblidhen në shtëpina e gjashtë të detyrave dhe punëve, përfshirë planetin tuaj sundues, Marsin, bashkë me Mërkurin, Afërditën, Diellin dhe hënën e re të 30 gushtit, që do t’ju influencojë ditët e para të shtatorit. Urani do të jetë miqësor me gjithë trupat e lartpërmendur, do t’ju sjellë projekte të reja dh do të habiteni nga sa klientë do t’ju zgjedhin ju. Jeni më të mirët dhe klientët tuaj e dinë.

Punët që do të bëni tani do të shtrojnë rrugën për përparime të mëtejshme, falë bashkëpunimit të Saturnit, Marsit dhe Afërditës. Shumica e hënave të reja kanë rezultate të miksuara, por kjo do t’ju sjellë vetëm mundësi dhe lumturi. Kompensimi që do të merrni për punën e shkëlqyer do t’ju kënaqë. Nëse po punoni vetëm për një projekt, do të paguheni tani dhe nëse punoni për të tjerët, performanca juaj fantastike do t’ju shpërblejë me kalimin e kohës. Jeta s’është gjithmonë kaq e mirë, por kur është, shfrytëzojeni.

E njëjta hënë e re, e fuqishme dhjetë ditët e para të shtatorit, do t’ju bëjë të ktheheni në palestër. Gjithashtu, ky është muaji ideal për të bërë kontrollin tuaj vjetor te mjeku ose për t’u konsultuar me një specialist mjekësor për një shqetësim që keni pasur. Do të merrni lajme të mira.

Hëna e plotë e 13 shtatorit do t’ju gjej të lodhur. Kini kujdes me mjekimet a barërat që konsumoni pasi mund të pësoni një reaksion alergjik. Neptuni do të bashkohet me hënën e plotë në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë dhe do të shkaktojë këtë reaksion. Prandaj, para se të merrni ndonjë medikament, pyesni mjekun për efektet anësore. Nuk po them që kjo do të ndodhë, po them që mund të ndodhë. Gjatë kësaj periudhe, tregoni kujdes me të dalat – ndiqni rutinën, por shmangini angazhimet e reja shoqërore. Gjatë fundjavës, flini.

14-15 shtatori është fundjava ideale për të ëndërruar me sy hapur dhe për të shkoqur një dilemë që ju mundon. Më në fund, do të gjeni një zgjidhje. Planifikoni muajt në vijim, por planifikojini vetëm. Mos i lini të tjerët të ndikojnë te ju. Marsi, sunduesi juaj, tani në shenjën e Virgjëreshës, do të punojë me Saturnin te Bricjapi, në sektorin tuaj të karrierës, nderit dhe çmimeve, kështu që ruani pak kohë për të planifikuar hapat e radhës – idetë tuaja do të kenë stabilitet, praktikalitet dhe potencial fitimi. Këto ide, mund të sigurojnë një ngritje në detyrë deri në fund të vitit.

Saturni, motorri planetari i shtëpisë suaj të dhjetë të karrierës, do të dalë nga prapavija më 18 shtator, prandaj kini kujdes me ditët rreth kësaj date, nga 8 deri më 28 shtator, pasi me shumë mundësi do të merrni lajme të mira në aspektin profesional. E dini ç’ju pret dhe jeni të emocionuar.

Në fund të muajit, do të pyesni veten nëse doni të bashkëpunoni me një apo disa persona. Dashi vepron vetëm, por deri me ardhjen hënës së re të 28 shtatorit do ta gjeni veten duke punuar me një ose më shumë persona të tjerë. Mos u mërzisni nga ideja që s’e keni tërësisht në dorë kontrollin. Bashkëpuntori juaj do të komplementojë punën. Afërdita, subjekti i bisedës mes hënës së re dhe Jupiterit do të sigurojë ndërveprim miqësor dhe rezultat emocionues.

Disa Dashë do të fejohen gjatë hënës së re ose në ditët që e pasojnë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2019: Dashi dhe Demi

Do të jeni jashtëzakonisht të lumtur në shtator. Jeni shenjë toke dhe ky muaj do të ketë tetë nga dhjetë trupat qiellorë do të jenë në tokë dhe të gjithë do t’ju trajtojnë si fëmijë, do t’ju përqafojnë e do t’ju mbështesin në çdo gjë që bëni. Shtëpia e pestë e dashurisë së vërtetë do të ndriçohet e tëra dhe nëse jeni beqarë, do të keni mundësi të arta për të gjetur dikë. Nëse jeni të martuar ose në lidhje serioze, do të shijoni më shumë se zakonisht dashurinë mes njëri-tjetrit. Një muaj i tillë, rrallë përsëritet. Hëna e re e 30 gushtit, do të veprojë edhe në ditët e para të shtatorit. Në varësi të veprimeve tuaja këtë fillim muaji mund të ndikoni gjithë vitin, deri në hënën e re në Virgjëreshë më 16 shtator 2020.

Nëse jeni beqarë, sigurohuni të dilni e të shoqëroheni me njerëz të rinj pas pune dhe gjatë fundjavave. Ka më shumë mundësi të takoni dikë në një festë, në një aktivitet a në një udhëtim përgjatë 7-8 shtatorit.

Urani do të jetë prominent në këtë hënë të re dhe, nëse jeni beqarë, do të dërgojë Kupidin atëherë kur nuk e prisni. Sigurohuni të dukeni sa më mirë gjatë gjithë kohës. Nëse jeni me dikë, shtatori është muaji ideal për të rindezur zjarrin e dashurisë dhe pasionit. Flirtoni me të dashurin tuaj, si kur u njohët. Planifikoni një darkë në një restorant të veçantë dhe udhëtoni diku për një fundjavë ose dy. Kështu do të forconi ndjenjat për njëri-tjetrin. Nëse shpresoni të bëheni me fëmijë, këtë muaj keni shans të ngjizni ose të adoptoni.

Puna juaj kreative do të jetë jashtëzakonisht e fortë gjatë këtij muaji, pasi shumë planete do të vendosen në shtëpinë tuaj të pestë. Do të ideoni koncepte që do të duartrokiten. Është mëkat të mos e shfrytëzoni potencialin e këtij muaji.

Plus minus tre ditë nga 13 shtatori do t’ju paraqitet një event shoqëror fantastik, falë hënës së plotë te Peshqit. Do të jetë një fundjavë si në përralla dhe me shumë mundësi do të ftoheni në një festë, dasmë, baby shoëer, festë ditlëindjeje a diçka tjetër. Shkoni. Ndoshta do t’ju duhet të fluturoni për të qenë të pranishëm në këtë event dhe do të takoni anëtarë të familjes që keni kohë pa i parë.

Keni mundësi të mira për të bërë para gjatë gjithë vitit. Jupiteri do të mbetet në shtëpin tuaj të tetë dhe do të sundojë pagesat që kanë të bëjnë me performancën. Më 24 shtator do të merrni lajme të mira financiare. Mërkuri dhe Jupiteri do të bëjnë që të emocionoheni nga rezultatet dhe që të merrni një shumë të kënaqshme për mundimin.

Në fund të muajit, hëna e re e 28 shtatorit do të ndriçojë sektorin e punës dhe do t’ju sjellë projekte të reja. Fokusohuni në punë dhe largohuni përkohësisht nga përralla romantike. Me hënën e re partnere me Peshoren, edhe ju do të kenë një partner në punë që do t’ju ndihmojë goxha.

Më 28 shtator, Afërdita, planeti juaj mbrojtës, do të marrë rreze nga Jupiteri e do të sjellë më shumë para për ju. Fitimet më të mëdha do t’i merrni tani ose në fund të muajit.