Me fillimin e muajit, do të keni mundësi të mira për të fituar disa të ardhura më shumë dhe do vini re se viti 2019 është i duhuri për t’ju siguruar një rritje page. Shumë planetë ndodhen në shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave, të cilët do të komunikojnë me Uranin në shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve prestigjoze. Një ndodhi e papritur në karrierë do t’ju vendosë në një pozitë të shkëlqyer për të negociuar për një rritje page. Edhe një vlerësim profesional mund të shërbejë në favorin tuaj.
Përparimi i papritur duket se lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me statusin në industrinë ku punoni dhe gjithë punën e palodhshme të këtyre kohëve të fundit. Hëna e re më 30 gusht do të ndikojë te mundësitë, të cilat do të shfaqen gjatë dhjetë ditëve të para të shtatorit. Siç e thamë edhe më sipër, duket se ky është momenti më i mirë për vitin 2019 dhe sigurisht për sa më shumë para.
Deri në Hënën e plotë të 13 qershorit, paratë do të jenë fokusi juaj, por duhet të bëni kujdes. Neptuni do të bashkohet me Hënën e plotë dhe të dy do të jenë në shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë. Neptuni inkurajon krijimtarinë, por nuk është fort i dobishëm për pjesën e financave.
Ai përqëndrohet te artet dhe shumë persona të shenjës së Luanit janë krijues dhe i kushtojnë tepër rëndësi karrierës në art dhe argëtim. Mund të shëtisni dhe ndërkohë të firmosni marrëveshje që lidhen me produkte ose ide artistike.
Një tjetër alternativë është se paratë për të cilat po mendoheni mund të lidhen me ndonjë trashëgimi ose biznes ku do të përpiqeni të ndani fitimet në mënyrë të drejtë. Nëse po përballeni me proces divorci, ndarja e pasurive do të arrihet në Hënën e plotë të 13 shtatorit, plus ose minus katër ditë.
Saturni (stabilitet dhe përfitime afatgjate) dhe Urani (befasi të këndshme) do të jenë në kënd të mirë me Hënën e plotë, kështu që ka të ngjarë të triumfoni në mënyra që nuk i parashikoni fare.
Përsa i përket udhëtimeve, do të keni disa të tilla në javët e para të tetorit pasi në shtator do të merreni me pikëpyetjet për veprimet financiare.
Vendodhja ku do të shkoni për të pushuar mund të lidhet me planet e Afërditës, ndaj me gjasë do të shijoni romancën dhe luksin. Humori nuk do t’ju mungojë gjatë gjithë muajit, sidomos pas planeve të mbara me financat. Shijoni momentin të dashur Luanë!
Jemi zyrtarisht në muajin tuaj të dashur Virgjëresha ndaj shtatori do të jetë spektakolar, sa që edhe ju, përgjithësisht njerëz modestë, do të festoni dhe do të shijoni momente argëtuese. Në fillim të muajit, do të ndjeni energjinë emocionuese të pesë trupave qiellorë në Virgjëreshë, të gjitha në shtëpinë e parë të personalitetit dhe pamjes personale. Në dhjetë ditët e para të shtatorit do të favorizoheni në mënyrë të jashtëzakonshme dhe gjithçka është një dhuratë e universit për ju.
Do ta ndjeni energjinë e Hënës së re në Virgjëreshë, e cila do të ndikojë gjatë fillimit të muajit. Rrallë keni pasur këtë favor kozmik dhe mund ta drejtoni atje ku ju intereson më shumë: karrierë, para, romancë, udhëtime, shëndet etj.
Së pari, kushtojini rëndësi pamjes suaj. Mund të ndryshoni modelin e flokëve për shembull. Zgjidhni sende dhe veshje që ju japin vetëbesim. Me çfarëdo mënyre, planifikoni të largoheni diku – ju jeni tepër të zellshëm, por duhet të tërhiqeni ndonjëherë nga kompjuteri dhe të shijoni jetën personale.
Këtë muaj, do të jeni tepër tërheqës dhe jo domosdoshmërisht do t’i kushtoni orë të tëra vëmendje vetes. Në fakt, planetët do e bëjnë për ju.
Në Hënën e re të 13 shtatorit, mund t’i bëni një premtim personit të zemrës, të vendosni për të jetuar së bashku, të fejoheni ose martoheni brenda katër ditëve të Hënës së plotë. Kjo do të jetë një periudhë hyjnore e romantike.
Neptuni do të kundërshtojë Marsin në Virgjëreshë ndaj sigurohuni që nuk do të përfshiheni nga emocionet dhe nuk do të ndërmerrni veprime të nxituara. Megjithatë mundësitë janë të pakta. Nëse e njihni mirë njëri-tjetrin, zor se do të nxitoheni. Aq më tepër që veprimet e pamenduara mirë nuk janë karakteristike të Virgjëreshës.
Për Virgjëreshat, dashuria është diçka serioze dhe duket se mezi po prisni që të shijoni kapitullin e ri të jetës.
Hëna tjetër e re më 28 shtator do t’ju japë një mundësi të mirë për rritje page. Sërish, planetët po bashkëpunojnë. Nëse po planifikoni blerje, shitje ose marrje me qira të një prone, është koha e përkryer për ju.
Më në fund, Mërkuri, planeti udhëheqës, do të ndikojë që tre ditë të jenë në favorin tuaj.
E para, 1 shtator – kombinon forcat me Uranin ndaj prisni një surprizë të këndshme/përvojë të frikshme në një udhëtim të shkurtër.
E dyta, 5 shtator – kombinohet me Saturnin, duke e bërë ditë të përsosur për të nënshkruar një kontratë.
E treta dhe më e fuqishmja, 24 shtator – lidhet me Jupiterin duke e shndërruar në një ditë të shkëlqyer për aktivitete që kanë të bëjnë me shtëpinë, familjen dhe pronat.
Shtatori është një muaj fantastik. Të dashur Virgjëresha, jeni gjithnjë duke u kujdesur për të tjerët, por këtë muaj, një univers i tërë po kujdeset për ju!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.