Ky muaj nis qetësisht dhe ju dukeni që jeni mendueshëm këto kohë. Ditëlindja juaj po afron dhe po mendoni se çfarë objektivash do të donit të përmbushni gjatë vitit në vijim. Dielli, Hëna e Re, Mërkuri, Marsi dhe Afërdita janë të gjitha të rrethuara në shenjën e Virgjëreshës, në një vend që ju jep privatësi dhe krijueshmëri. Do ta ndjeni veten më produktivë se kurrë duke punuar të vetëm dhe në paqe. Merreni ngadalë dhe me qetësi.
Me Uranin në shtëpinë tuaj të financave do të keni mundësi për të fituar diçka. Mos shpenzoni para të mëdha në llotari, nëse jeni me fat, jeni dhe pikë.
Kursimet do t’ju ndihmojë shumë në muajt në vazhdim pasi jeni fokusuar tek ambientet e shtëpisë dhe doni t’i përmirësoni vazhdimisht. Data 13 shtator do të jetë ideale për një kontroll mjekësor. Bëni kujdes për ilaçet, apo vitaminat që merrni. Pyesni për efektet anësore që japin pasi mund të përballeni me një alergji të papritur.
Shtatori është gjithashtu një muaj i mirë për të folur me një terapist rreth një situate që ju ka shqetësuar. Nëse po mendoni të ktheheni në palestër, merrni parasysh ta trajtoni mirë veten për të pasur rezultatet që keni ndër mend. 13 shtatori do t’ju sjellë gjithashtu përfundimin e një projekti me të cilin merreni prej kohësh, por e keni mbajtur sekret. Nëse jeni keq me afatet kohore, bëhuni të zgjuar dhe përmblidhni me pak fjalë çfarë ju është kërkuar, për të shmangur ndonjë keqkuptim.
Përgjatë gjithë muajit do t’ju shoqërojë një energji e mirë. Mendoni pak për të ndryshuar pamjen. Nëse bëni pazare këtë fillim muaji, do të gjeni rroba që i shkojnë për shtat pamjes saj.
Fillimi i tetorit është shumë i mbarë për ju, prandaj veproni në ditët e para të tij pas gjithë motivimit që do të merrni në shtator. Periudha nga 28 shtatori deri më 22 tetor është më e rëndësishmja e gjithë 2019-ës për ju. Është koha ideale për të krijuar një ndryshim në jetën tuaj, qoftë atë personale,qoftë atë profesionale. Nga 8 deri në 28 shtator mund të dëgjoni për një hapësirë të re, që do t’ju interesojë. Nga fundi i dhjetorit dhe në janar, gjërat do të lëvizin shumë më shpejt nga ç’kishe menduar ti. Jini vigjilent!
Si Akrep që je, njihesh për fokusin intensiv që ke tek gjithçka që do të arrish. Ju keni 2 udhëheqës: Marsin dhe Plutonin. Marsi të mëson si të veprosh ndërsa Plutoni të mos fokusohesh tek gjërat e vogla që nuk kanë rëndësi në objektivat që do të arrish. Këtë muaj konsidero një ndryshim të madh që do të ndodhë në jetën tënde. Qetësohu pak dhe bëhu më social. Shtëpia e 11-të, ajo e shokëve, kontakteve dhe rastësive do të jetë brilante. Këtë muaj mund të merrni një çmim, apo vlerësim për gjithë punën që keni bërë dhe kjo do t’ju ndihmojë të rrisni profilin tuaj profesional.
Me pak fjalë, karriera është në rrugën e duhur! Mendoni të regjistroheni në ndonjë komunitet bamirësie, apo një klub tjetër shoqëror. Do të keni përfitime. Do të bëni udhëtime të vogla gjatë gjithë muajit. 3 javët e para të shtatorit do të shkëlqejnë për ju; dëshirat që keni dashur prej kohësh, (një fëmijë ose një makinë të re), do të realizohen. Hëna e Re është bekim për shenjën tuaj.
Nëse jeni single do të takoni dikë rreth datës 13 shtator, të cilin do të kërkoni ta njihni më nga afër. Takimi i parë mund të jetë në një festë mes miqsh, dasmë, apo diçka tjetër.
Akrepëve i duhet pa kohë e kaluar me veten, kështu që bëjeni këtë javën e fundit të shtatorit. Merrni kohë për të menduar rreth karrierës apo projekteve që vijnë më pas. Data 19-të është perfete për një takim, intervistë apo një festë me miqtë. Ka shumë surpriza ajo ditë!