Do të merreni me çështjet e parave përgjatë gjithë muajit dhe nëse po ndryshoni diçka që lidhet me stilin tuaj të jetesës (shtëpinë, po mbyllni një biznes apo jeni në proces divorci),do të duhet të negocioni dhe pak për të arritur në një marrëveshje sa më të drejtë.
Nëse po intervistoheni për një pozicion të ri pune, dukeni shumë të angazhuar dhe po diskutoni përfitime si shpërblimet e fundvitit, sigurimet shoqërore apo avantazhet e tjera që kompania ka për ju.
Kujtohuni për dikë që ju ka borxh para, mund të surprizoheni kur ta shihni tek dera për t’jua shlyer. Kështu që përsa i përket parave, dukeni të favorizuar kështu që merreni me optimizëm. Disa Ujorë kanë patur probleme me pasuritë e patundshme dhe për gjithë pakënaqësitë që keni patur do të flisni në gjysmën e parë të shtatorit. Çështjet ligjore do të jenë gjithashtu në anën tuaj, por bëni kujdes me kohën. Pavarësisht frikërave që keni (duke menduar se do t’ju duhet të pranoni një humbje), papritur do të shihni se si gjithçka kthehet në anën tuaj. Kur ta dëgjoni këtë lajm, çdo gjë do t’ju duket një mrekulli.
Një person po vëzhgon në largësi punët tuaja, por duke qenë se zgjedh të rrijë në heshtje, ju nuk dini asgjë për identitetin e tij. 28 shtatori do t’ju lejojë të udhëtoni larg. Mund të vizitoni një mik ose me një mik. Eksperiencat që do të merrni do të jenë të papara!
Duket se keni bashkuar forcat me dikë tjetër këtë muaj dhe rezultati do të jetë i paparë! Ju sapo keni kaluar një Hënë të Re fantastike, të 30 gushtit- një nga më të mirat e 2019-ës.Të punosh me dikë tjetër është gjëja më e mirë që mund të bëni. Partneri juaj do të kontribuojë në talent, asete dhe aftësi që ju s’i keni. Të gjitha këto do të kompletojnë për të arritur çfarë doni. Bashkimi bën fuqinë!
Shtëpia e 7-të, ajo e bashkëpunimeve (përfshi martesën) do të ketë ndikim të madh mbi ju në gjysmën e parë të shtatorit. Mund të fejoheni ose martoheni. Nëse jeni aktualisht të martuar do të fokusoheni tek bashkëshorti/ja juaj.Do të merrni disa lajme që ju interesojnë të dyve. Krahas kësaj, mund të nisni një bashkëpunim të ri në punë.
Gjatë muajit, mund të bëni një udhëtim të shkurtër.
Më 13 shtator,një prej dëshirave të tua më të mëdha,do të arrijë kulmin. Kjo mund të jetë diçka personale ose profesionale dhe mund të përfshijë diçka artistike që e keni krijuar vetë. Një ëndërr që keni patur prej kohësh do të përmbushet shumë shpejt!
Pas 28 shtatorit do ta gjeni veten duke bëri biseda rreth financave dhe do të merrni vendime, kështu që këtë kohë do ta kaloni duke bërë llogaritje.
Është një muaj i madh dhe ka gjithë gjasat për të qenë i lumtur për ju. Dëshirat realizohen këtë shtator!