Celebrity

Pse Brad Pitt hoqi dorë nga pija vetëm pas ndarjes nga Jolie?

Shkruar nga Anabel

5 Shtator 2019

Pse Brad Pitt hoqi dorë nga pija vetëm pas ndarjes nga Jolie?

Pas divorcit me Angelina Jolie, Pitt duket se ka hequr dorë nga alkooli, një prej shkaqeve që thuhet se ndikoi shumë në jetën e çiftit. Së fundmi, gjatë një interviste për “The New York Times”, aktori sqaroi arsyetimin që e bëri të marrë këtë vendim.

“I kam zgjatur gjërat aq sa mund t’i zgjasja. Kështu që tani ishte koha për t’ja hequr vetes privilegjin e pijes.”

Për 1 vit e gjysmë, pas divorcit nga Jolie, 55-vjeçari iu bashkua takimeve me të alkoolizuarit e tjerë, gjë e bëri të admirojë njerëzit e thjeshtë dhe eksperiencat e tyre të vështira.

Pitt  shtoi gjithashtu se zbuloi dhe çliroi gjithë anët e errta të vetes mes një grupi njerëzish të huaj për të.

Pse Brad Pitt hoqi dorë nga pija vetëm pas ndarjes nga Jolie?

“Të gjithë këta njerëz që kisha rrotull, rrëfenin në një mënyrë aq të sinqertë sa nuk kisha dashur kurrë. Ishte një vend i sigurtë, ku nuk të gjykonin, por gjykoje veten.”- tregoi ai.

Dyshja e famshme vendosi që procedurat e divorcit të bëheshin në mënyrë private në janar të 2017-ës.

Pse Brad Pitt hoqi dorë nga pija vetëm pas ndarjes nga Jolie?

Aktualisht, Jolie jeton me  6 fëmijët e çiftit, kurse aktori për herë të fundit u pa më në formë se kurrë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia.