Vip Vanity

Britney Spears, bionde e përjetshme, është tashmë brune

Shkruar nga Anabel

5 Shtator 2019

Britney Spears, bionde e përjetshme, është tashmë brune

Vera mori fund dhe gjithë të famshmit po reagojnë njësoj: duke u bërë diçka flokëve. Charlize Theron i preu shkurt si tas, Katherine Heigl u bë brune dhe Tayna u rikthye në origjinë me flokët e zinj. Britney Spears gjithashtu mori vendimin të errësonte flokët siç është protokolli tani që u afrohemi ditëve të ftohta.

Në një postim në Instagram, këngëtarja tregon se e frymëzoi e motra që të largohej për pak nga flokët biondë dhe t’i errësonte pak.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Same faces, same dress, new hair !!!!! Yes, my sister inspired me to go dark !!!!!!!

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Të dashurit të Britney, Sam Asghari, i pëlqejnë shumë, të paktën duke gjykuar nga komenti që la nën postim. “E bukur bionde dhe brune.” Meqë jemi këtu, Sam tha me plot gojën se do të martohet me Britney-n. “Absolutisht. Duhet ta bëjë çdo çift. Është i gjithë qëllimi i një lidhjeje – ne jemi një familje. Nëse martohemi, do e marrin vesh të gjithë,” tha ai për Entertainment Tonight.