Pak para nëntës nisi ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë në Stade de France.
Siç është zakoni, para ndeshjes, këndohet himni i secilës skuadër. I pari do të këndohej ai shqiptar. Shumë mirë deri këtu. Vetëm se organizatorët gabuan diku dhe luajtën të gabuarin. Nëse keni një minutë kohë, thjesht shihni videon për fytyrat e konfuzuara të lojtarëve.
Ekipi shqiptar, me të drejtë, refuzoi të niste ndeshjen pa kënduar himnin tonë. Spikeri kërkon falje dhe i kërkon tifozëve të ngrihen në këmbë për himnin e Armenisë.
Armenisë? Po, në dy fjali të njëpasnjëshme, spikeri i referohet Shqipërisë si Armeni. Te fjalia e tretë, kupton gabimin.
Si përfundim, himni u këndua me gjithë shpirt. Për momentin, ndeshja është 2-0 për Francën.