Kinema & TV

Joaquin Phoenix kujton vëllain e ndjerë gjatë fjalimit prekës: 25 vjet pa River, yllin e filmave!

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2019

Joaquin Phoenix kujton vëllain e ndjerë gjatë fjalimit

Joaquin Phoenix është nominuar 3 herë për Academy Award, 5 herë për Golden Globe dhe së fundmi  po shkëlqen në filmin “Joker”, por asgjë prej këtyre nuk do të ishte e mundur pa vëllain e ndjerë, River Phoenix.

Gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e së hënës, Joaquin u ndal gjatë tek River, ylli i filmave që u nda nga jeta fare herët, në moshën 23-vjeçare.

Joaquin Phoenix kujton vëllain e ndjerë gjatë fjalimit
River Phoenix në fillimet e karrierës

“Kur isha 15 ose 16 vjeç, vëllai im River erdhi në shtëpi nga puna dhe kishte me vete kopjen e një filmi të quajtur “Raging Bull”. Ma tregoi, më uli dhe më detyroi që ta shihja. Ditën tjetër kur u zgjova, më bëri që ta shoh sërish. Më thoshte se duhet të filloja të luaja sërish dhe se kjo ishte çfarë duhet të bëja me patjetër.

Ai nuk më pyeti, ai më tha. Sot jam në borxh me të sepse aktrimi më ka dhënë një jetë të jashtëzakonshme.”- u shpreh Phoenix, i cili nuk harroi të përmendte gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, që kanë kontribuar në karrierën e tij kinematografike.

Dhe meqë jemi këtu, ndalemi pak tek River, i cili nëse do të jetonte, sot do të ishte një prej aktorëve më të famshëm, më të pashëm dhe më të talentuar të Hollywood-it.

Joaquin Phoenix kujton vëllain e ndjerë gjatë fjalimit

River ishte vëllai i madh i Joaquin. Ai u nda nga jeta në 30 tetor të 1993-it, në “Viper Room”, club i Johnny Depp në Los Angeles. Shkaku i vdekjes mendohet të jetë overdoza. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga vdekja e tij, bota vijon ta përmend dhe ta dojë njësoj si atëherë kur e quajti talentin e tij fenomenal.

Joaquin Phoenix kujton vëllain e ndjerë gjatë fjalimit

River nuk i pëlqente klishetë, por si për ironi të fatit, vdekja e tij qe e tillë: nga mbidoza e heroinës. Phoenix e urrente famën, por gjithsesi e konsideronte atë si një mundësi të mirë për ta përdorur në ndryshim të botës. Ai besonte në idealet e tij me më shumë pasion se askush tjetër!

Joaquin Phoenix kujton vëllain e ndjerë gjatë fjalimit

Aktori i madh, idhulli i të rinjve të asaj kohe, ishte po i njëjti djalë që doli nga restoranti duke qarë sepse e dashura e tij, Martha Plimpton, porositi ushqime deti.

Atë kurrë nuk e kënaqi fama dhe shkëlqimi prej VIP-i, përkundrazi dëshira e tij ishte “të shkonte diku ku s’e njihte njeri”. E ëma e tij, tregonte se River nuk ndihej mirë kur shihte se ishte djali i posterva gjithandej.

Joaquin Phoenix kujton vëllain e ndjerë gjatë fjalimit

Aktorët e tjerë të rinj, si Leonardo DiCaprio apo Timothee Chalamet, janë krahasuar me të dhe talentin e tij në aktrim.

Joaquin Phoenix kujton vëllain e ndjerë gjatë fjalimit

Karriera e tij ishte e shkurtër, por e shpejtë. River luajti në 13 filma të suksesshëm dhe seriale televizivë, por u bë i preferuari i të gjithëve që në rolet e tij të para. Mungesa e tij bëri vend për shkëlqimin e aktorëve të tjerë, kryesisht Leonardo DiCaprio, të cilin shpesh e krahasojnë me të.

Joaquin Phoenix kujton vëllain e ndjerë gjatë fjalimit
River Phoenix dhe e dashura e tij e fundit, Samantha Mathis

“Po shoh një foto të tijën tani. Mendoj se nëse River do të ishte ende këtu, do të luante filma, do krijonte, do shpëtonte mjedisin dhe do të jetonte duke bërë qejf siç vetëm ai dinte. O Zot, a s’do të ishte bukur?”- u shpreh aktorja Samatha Mathis, e dashura e tij asokohe.