Sellma Kasumoviq, grimierja e famshme shqiptare, është e para që arrin 1 milion ndjekës në Instagram në Shqipëri e Kosovë.
Në më shumë se njëzetë vite karrierë, ajo bëri për vete çdo njeri, të rëndësishëm a jo në vendet shqipfolëse dhe grimierë të famshëm si Sir John, i cili kujdeset për Beyonce, Mario Dedivanovic, i cili kujdeset për Kim Kardashan, ndër të tjera e Huda Kattan, truri pas Huda Beauty. Sellma jep leksione në Phi Academy dhe mban masterclass-e në gjithë botën. Gjithashtu, shërben si instruktore në AAB University në lëndën e grimit.
Salloni i saj në Prishtinë është më i madhi në Shqipëri e Kosovë dhe punëson me dhjetëra grimierë.
View this post on Instagram
Studioja e saj, hapur në 2004-n, është tejet e suksesshme dhe tërheq klientë nga Shqipëria, Kosova e vendet fqinje. Ajo dhe bashkëpunëtori i saj, Kaci Lleshi, janë përgjegjës për look-et më fantastike në fytyrat e famshme në vend. Kanë realizuar gjithçka, duke nisur nga grimi natyral e plot shkëlqim i Elvanës e Erës, te grimi grafik i Tunës, te faqet e kuqe të Dafinës te lëkura e pacen e Taynës e deri te grimi i Xhensilës nuse. Këta janë pak emra në krahasim me gjithë fytyrat që ka grimuar Sellma e që i kanë qëndruar besnikë që prej herës së parë.
View this post on Instagram
Sellma është gjithashtu e para grimiere shqiptare që ka linjën e saj të produkteve të makeup-it. Ajo shet qerpikë fals, rimel, highlighter dhe ngjyra e shkëlqyes për buzët, që dërgohen në gjithë botën dhe ruajnë të njëjtin standard cilësie si konkurrentët në treg.
View this post on Instagram
Sellma e kuptoi ç’kërkonte audienca e saj në Instagram dhe ia shërbeu siç duhej. Rregullisht, ajo poston video e foto të shndërrimeve të klientëve të saj, para dhe pasi i merr ajo në dorë. Metoda rezultoi e suksesshme sepse ja ku jemi duke kremtuar një milionëshin e saj të parë nga shumë.
View this post on Instagram