Celebrity

Njerëzve u duket qesharak dënimi i aktores: Histori shokuese pushtojnë internetin

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2019

Njerëzve u duket qesharak dënimi i aktores: Histori shokuese

Aktorja e “Shtëpiake të dëshpëruara”, Felicity Huffman, u dënua me 14 ditë burg, pas skandalit të mashtrimit dhe korrupsionit. Aktorja korruptoi organizatorët e testit standard SAT për t’i siguruar të bijës pranimin në kolegj. Për 12 muaj, ajo do të mbahet në shqyrtim, do të kryejë 25 orë shërbim komunitar dhe do të paguajë një gjobë prej 30,000 dollarësh.

Njerëzve u duket qesharak dënimi i aktores: Histori shokuese

Nisur nga skandali dhe masa e dënimit me burg, një numër i madh postimesh në internet vënë në dukje drejtësinë e njëanshme amerikane. Të shumtë janë njerëzit që argumentojnë se në një rast të ngjashëm, i/e pandehuri/a do të dënohej më shumë. “Gjërat ndryshojnë kur nuk je një grua me ngjyrë dhe kur je e famshme dhe ke para,” shkruhet ndër të tjera.

Për të vënë më në dukje mungesën e zbatimit të ligjit, njerëzit po i referohen dy ngjarjeve që kanë shokuar opinionin publik kohë më parë.

Njerëzve u duket qesharak dënimi i aktores: Histori shokuese

Shembulli i parë krahasues është ai i Tanya McDowell nga Connecticut-i. Të vitin 2010, si një mënyrë për të regjistruar të birin gjashtë vjeçar në një shkollë më të mirë, Tanya, e cila ishte e pastrehë, përdori adresën e banesës së një shoqeje. Në 2017-n, u dënua me pesë vite burg.

Njerëzve u duket qesharak dënimi i aktores: Histori shokuese

Një tjetër rast është ai i një nëne nga Ohio. Ajo kaloi nëntë ditë në burg në vitin 2011 sepse përdori adresën e babait për të regjistruar fëmijën në një shkollë me reputacion më të mirë.

Në të tjera postime, njerëzit përmendim raste të ndryshme. Për shembull, një burrë me ngjyrë dhe me probleme të shëndetit mendor, u dënua me katër vite burg sepse vodhi katër palë çorape. Një tjetër, u dënua me 30 ditë burg sepse vodhi një copë bukë. Ndërkohë praktikisht Felicity Huffman tentoi të vidhte të drejtën e një nxënësi/eje tjetër, me rezultate më të mira se e bija, për t’u pranuar në universitet ose kolegj.

Skandali i ndryshimit të rezultateve të testit SAT është një ndër më të mëdhenjtë në nivelin arsimor amerikan, prandaj edhe reagimi për masën e dënimit të aktores ka qenë i ashpër. Njerëzit ngrejnë pikëpyetje se deri kur nuk do të ketë zbatim korrekt të ligjit.

Artikuj të rekomanduar: Ekzaktësisht, ja çfarë e pret aktoren e ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ në burg

Letra e aktores Felicity Huffman: "Kam tradhtuar vajzën time"