Charlize Theron na shkundi themelet e ekzistencës me prerjen e flokëve si tas. Thjesht prerja s’është ndonjë gjë e jashtëzakonshme se të gjithë i kemi pasur flokët kështu një moment a një tjetër, por asaj i shkojnë! Charlize bëri të pabërën.
Porsi ajo, bënë dhe aktorë e këngëtarë të tjerë. Timothee Chalamet sakrifikoi kokën e bukur me flokë për këtë prerje të dhimbshme për sytë për të luajtur rolin e mbretit në “The King”.
Harry Styles e mori vetë vendimin dhe iniciativën për t’i katandisur flokët kështu, me një veçanti nga të tjerët, që është shpupuritja dhe parregullsia.
Oh Zot, Joe Keery! Ju lutemi, ky është Joe Keery dhe balukja e tij e tmerrshme në një darkë të Chanel:
Dhe ky është Joe Keery dhe flokët e tij të jashtëzakonshëm para se t’i prekte gërshëra:
Celine Dion konkurron kokë më kokë me Charlize Theron për revolucionarizimin e prerjes tas. Si ka mundësi që duket mirë? Është jashtë rregullave të natyrës.