Aaron Carter akuzoi motrën e tij të ndjerë, Leslie Carter, për abuzim seksual dhe vëllain e tij, Nick Carter, gjithashtu për abuzim.
Aaron u prononcua dje në Twitter, ku shkruajti: “Motra ime më përdhunoi nga mosha 10 deri 13 vjeçare kur s’merrte mjekmin që i nevojitej. Jam abuzuar seksualisht jo vetëm nga ajo, por edhe nga dy balerinë të mitë kur isha 8 vjeç. Im vëlla më ka abuzuar gjithë jetën.”
my sister raped me from the age of 10 to 13 years old when she wasn’t on her medications and I was absused not only sexually by her but by my first two back up dancers when I was 8 years old. And my brother absused me my whole life.
— Aaron Carter (@aaroncarter) September 19, 2019
Leslie, një nga katër motrat e tyre, u nda nga jeta në 2012-n, në moshën 25-vjeçare, pas një overdoze nga medikamentet e dhëna me recetë mjeku për çrregulim bipolar. Ndërsa Nick Carter, ish-anëtari i Backstreet Boys, kërkoi një urdhër mbrojtjeje nga gjykata për Aaron.
Aaron gjithashtu akuzoi Nick se ka bërë diçka të papërshtatshme me një nga vajzat në familjen e tyre. “Tani është radha e Nick të tregojë çfarë i bëri një nga vajzave të familjes. Meqë unë e thashë të vërtetën time, shpresoj që gjithë të mbijetuarit e përdhunimeve apo abuzimeve të gjejnë paqe dhe drejtësi,” shkruan Aaron në Twitter.
Nick nuk u është përgjigjur akuzave.
Së fundi, Aaron anulloi një turne dhe foli për sëmundjeve të tij mendore që përfshijnë personalitet të shumëfishtë, skizofreni, ankth akut dhe depresion manik. Nick kërkoi urdhër mbrojtjeje nga i vëllai sepse sipas tij, Aaron mendon dhe synon të vrasë gruan e tij shtatzënë.
Nick i tha policisë se Aaron zotëron katër armë zjarri, dy prej të cilave i dorëzoi në zyrat e sherifit të L.A. County. Aaron mbajti një pistoletë dhe një shotgun për të vetëmbrojtje.