Kinema & TV

Të gjithë duan të aktrojnë në ‘Peaky Blinders,’ edhe Brad Pitt

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2019

Të gjithë duan të aktrojnë në ‘Peaky

Nga rrugët e Small Heath, Birmingham, deri në kioskat e Bogota, të gjithë jetojmë në botën e Peaky Blinders.

Drama e Steve Knight për një bandë gangsterësh me brisqe në kapele filloi të transmetohej nga BBC në vitin 2013. Gjashtë vite më vonë, Cillian Murphy, i cili luan protagonistin Tommy Shelby, hijeshon kopertinën e Rolling Stone Colombia.

Episodi i fundit i sezonit të pestë do të transmetohet të dielën mbrëma, teksa Shelby-t luftojnë me fashistin Oswald Mosley dhe një bandë rivale nga Glasgow të quajtur Billy Boys.

Teksa Peaky Blinders arrin nivele të reja shikueshmërie, sigurisht falë Netflix që e shfaq në 183 vende të botës, nuk është çudit që yjet më të famshëm të Hollywood-it dhe jo vetëm, po kontaktojnë krijuesin Knight me shpresën se do të bëhen pjesë e kastit.

Të gjithë duan të aktrojnë në ‘Peaky

“Na kanë kontaktuar shumë njerëz që duan të marrin pjesë,” thotë ai. “Brad Pitt, Snoop Dogg, A$AP Rocky gjithashtu. Mendoj se në sezonin e gjashtë do të hapim derën dhe do të lejojmë ca aktorë të njohur. Është me rëndësi të jenë të zotët. Do të marrim aktorin më të mirë për personazhin, siç bëmë me Sam Claflin, që luan Mosley-n. Është perfekt.”

Sidoqoftë, Knight thotë se s’do të përfshijë cameo (paraqitje të shkurtra të personazheve të famshëm) për të mirën e përgjithshme. “S’më pëlqen kur audienca njeh një aktor nga një punë e mëparshme dhe thjesht e sheh aty. Më duket shpërqëndruese.”

Mos ndoshta i referohet shfaqjes së Ed Sheeran në Game of Thrones? Knight thotë se “ka viktima të rastit kudo.”

Burimi: The Guardian