Kur vjen puna te Java e Modës në Milano, nuk ka asnjë dyshim që momenti më spektakolar qe padyshim sfilata e Jennifer Lopez, teksa rikthehej me fustanin ikonik të Versace-s, veshur për herë të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në vitin 2000.
Megjithatë pavarësisht veshjes së guximshme të J.Lo, nga ana tjetër fashionistat preferuan minimalizmit. Siç mund ta shihni edhe në fotot në vijim, në rrugët e Milanos u vunë re veshjet njëngjyrëshe, kryesisht bezhë, sandale të thjeshta dhe çantat minimaliste. Duket se vajzat e street style i thanë me të vërtetë “arrivederci” printeve dhe aksesorëve të guximshëm. Tani, janë më në modë se kurrë siluetat klasike me ngjyra toke.
Disa ide si mund ta bëni minimalizmin pjesë të garderobës suaj:
#1
#2
#3
#4
#5
- Përshtatur nga Vogue