Vip Vanity

Flokët e rinj të Adam Levine janë thjesht të tmerrshëm

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2019

Flokët e rinj të Adam Levine janë thjesht të tmerrshëm

Adam Levine ka kishte një kokë plot me flokë, një thesar që duhej vlerësuar, një privilegj që s’e përjetojnë shumë. Por diçka kërciti po në atë kokë dhe solisti i Maroon 5 u bëri gjëmën flokëve.

Për hir të të kaluarës, ja flokët e vjetër të Adam:

Flokët e rinj të Adam Levine janë thjesht të tmerrshëm

Dhe ja flokët e rinj:

Flokët e rinj të Adam Levine janë thjesht të tmerrshëm

Një kokë e qethur në të dy anët, me përjashtim të majës që është bërë gërshet. Plus, një bisht i shkurtër. Me pak fjalë, nëse dalja nga rruga e Zotit do të ishte një model flokësh, do të ishte ky në kokën e Adam Levine.

Më parë, Adam ka pasur edhe këto flokë:

Flokët e rinj të Adam Levine janë thjesht të tmerrshëm

Edhe s’ka pasur fare:

Flokët e rinj të Adam Levine janë thjesht të tmerrshëm

Dikur, flokët e Adam Levine vareshin si postera nëpër berberhane. Sot, futen në këtë artikull të shqetësuar për mirëqenien e tij.