1. Kim Kardashian u martua për herë të parë kur ishte 19 vjeçe. Ajo dhe Damon Thomas qëndruan bashkë për tre vite.
2. Matthew Perry ka humbur mollëzën e gishtit të mesit në një derë makine.
3. Gjatë VMA të 2003-shit, Madonna donte të performonte dhe puthte Jennifer Lopez.
4. Para se të merrte pjesë në “Friends,” Jennifer Aniston refuzoi të ishte pjesë e kastit të “Saturday Night Live.”
5. Channing Tatum luajti rolin e një banakieri në videon muzikore të “She Bangs” nga Ricky Martin. U pagua 400 dollarë.
6. Emri i vërtetë i Ashton Kutcher është Christopher.
7. Eva Mendes donte të bëhej murgeshë, por ndërroi mendje ku mori vesh se murgeshat nuk paguhen.
8. Bebet e syrit të David Bowie ishin gjithmonë të zmadhuara.
9. Tyra Banks i ka fobi delfinët.
10. Në kolegjin e Lady Gaga-s, disa studentë hapën një grup në Facebook që titullohej “Stefani Germanotta s’do të bëhet kurrë e famshme.” Stefani Germanotta njihet sot si Lady Gaga.
11. Kobe Bryant flet italisht rrjedhshëm.
12. Rob Lowe nuk dëgjon nga veshi i djathtë.
13. Matthew McConaughey ka fobi dyert që rrotullohen.
14. Mami i Leonardo DiCaprio-s po shihte një pikturë të Leonardo da Vincit kur ndjeu për herë të parë bebin në bark. Prandaj e quajti Leonardo.
15. Tom Cruise ka një fytyrë asimetrike.
16. Katy Perry mbante në çantë një gjerdan me flokë të Taylor Swift dhe Miley Cyrus.
17. Taylor Swift mban të varur në sallon një foto të Kanye West që e ndërpret me nënshkrimin “Jeta është plot me ndërprerje të vogla.”
18. Scarlett Johannson ka një vëlla binjak.
19. Jamie Lee Curtis është kumbara e Jake Gyllenhaal, ndërsa Jake Gyllenhaal është kumbari i vajzës së Heath Ledger.
20. Beyonce është alergjike ndaj parfumeve, edhe pse ka nxjerrë në treg parfume që mbajnë emrin e saj.