Ngado qoftë i dashuri juaj, nga veriu, jugu, Shqipëria e mesme apo nga kudo në botë, jemi të bindur se një ditë ju ka pyetur në e keni parë filan film dhe ka mbetur pa frymë kur i keni thënë jo. Si ka mundësi që ti, një vajzë e kulturuar me gjithë të mirat, s’ke parë një film mediokër për një temë që është eksploruar përafërsisht 30 mijë herë??? Prandaj ai e merr vetë në dorë edukimin tënd dhe të bën kërkon të shikosh të paktën nga një film për kategoritë e mëposhtme.
1. Një gjë me makina ose robotë. Ose me makina robotë
Vlen të përmenden: The Fast and the Furious, The Italian Job, The Terminator, Gone in 60 Seconds, Transformers, Need for Speed, RoboCop, The Transporter
Kë të shihni: The Italian Job
2. Një film që një në dy skena e ka të dhunshme. Me shumë mundësi është nga Tarantino
Vlen të përmenden: Inglourious Basterds, The Godfather, Seven, Scarface, No Country for Old Men, Rambo, Fight Club, A Clockwork Orange
Kë të shihni: Kë të doni. Janë filma të mirë.
3. Një hero shpëton presidentin
Vlen të përmenden: White House Down, Independence Day, Olympus Has Fallen, Air Force One
Kë të shihni: Asnjërin
4. Jo një hero, por disa, shpëtojnë botën nga [shto një armik këtu]. Kjo kategori njihet edhe si “Apokalipsi”
Vlen të përmenden: Avengers dhe shokët e tyre, World War Z, Armageddon, Pacific Rim, 2012, I Am Legend
Kë të shihni: Arrival. Ai s’e njeh, por mund t’ia prezantoni si një film me alienë, sepse i tillë është.
5. Një film që i bën sportet të duken më interesante nga ç’janë
Vlen të përmenden: Moneyball, Rocky, The Longest Mile, The Karate Kid, Million Dollar Baby
Kë të shihni: Moneyball është me Brad Pitt, kështu që atë.
6. Një film nga regjisori i tij i preferuar që me shumë mundësi është një nga këta: Martin Scorcese, Quentin Tarantino, Christopher Nolan, David Lynch, David Fincher, Ridley Scott.
Vlen të përmenden: The Departed, Django Unchained, Inception, The Elephant Man, Gone Girl, The Martian
Kë të shihni: Janë të gjithë regjisorë dhe filma shumë të mirë. Zijini besë këtu dhe shihni ç’ju rekomandon.