Të gjithë po flasin për Jennifer Lopez, për nominimin e pritshëm për Oscar, për performancën e saj në Super Bowl përkrah Shakirës dhe për aftësinë e saj për qenë përjetësisht e re.
Së fundi, J.Lo po përflitet dhe për diçka tjetër: Për një intervistë që dha në vitin 1998 për Movieline ku tregohet ndoshta më e sinqertë se ç’duhet për disa kolege.
Pak kontekst: Intervista u realizua në 1998-n. Jennifer Lopez sapo kishte marrë pjesë në “Anaconda” dhe “Selena”. Si dhe, interneti thuajse s’ekzistonte atëherë, ndërsa Twitter dhe Instagram s’ekzistonin vërtet.
Kështu që, le të lexojmë ç’mendonte J.Lo për koleget njëzetë vite më parë, kur shumë prej nesh s’kishin lindur ende.
Për Cameron Diaz
“Një modele me fat që i kanë falur shumë mundësi. Do të doja t’i kishte përdorur më mirë. Është shumë e bukur dhe ka prezencë. Kur pashe ‘My Best Friend’s Wedding’ mendova se kur ka regjisor të mirë, është e zonja.”
Për Gwyneth Paltrow
“Më thuaj një film të sajin. Të betohem, s’më kujtohet asnjë punë e saja. Disa njerëz bëhen të famshëm thjesht ngaqë shoqërohen me njerëz të famshëm. Dëgjoj më shumë për të dhe Brad Pitt se për filmat e saj.”
Për Winona Ryder
“S’kam qenë ndonjëherë fanse shumë e madhe e saja. Në Hollywood, ngrihet në piedestal, nominohet për Oscar, por në jetën reale s’kam dëgjuar askënd të thotë ‘Oh, më pëlqen shumë Winona.’ Është e lezetshme, e talentuar dhe më pëlqen se i ngjan shumë motrës sime të madhe, Leslie-t.”
Për Madonna
“A më duket performuese shumë e zonja? Po. A më duket aktore e zonja? Jo. Aktrimi është specialiteti im dhe tregohem më e ashpër me njerëzit që thonë ‘Unë mund të aktroj.’ Më duket sikur pështyjnë mbi punën time.”
Uau, Jen. Mund të na flasësh për dikë që të pëlqen? Apo s’të pëlqen njeri?