Sport

Këngëtari s’bie dakord për Shakira-n dhe J.Lo në Super Bowl: ‘Ne s’i tundim mjaftueshëm prapanicat ’

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2019

Këngëtari s’bie dakord për Shakira-n dhe J.Lo në Super

Siç mund ta keni lexuar, J.Lo dhe Shakira janë të përzgjedhurat për të performuar në eventin më të madh të futbollit amerikan, Super Bowl. Duke u nisur nga eksperienca se ç’mund të bëjnë në skenë dy vajzat latine, përzgjedhja e tyre u prit tepër mirë nga njerëzit. Mirëpo jo të gjithë qenë në një mendje.

Këngëtari s’bie dakord për Shakira-n dhe J.Lo në Super

Vokalisti i grupit heavy metal, “Twisted Sister”, Dee Snider kritikoi The National Football League në Amerikë (NFL).

“Çfarë dreqin po ndodh? Shakira dhe Jennifer Lopez do të performojnë në Super Bowl? E përsëris, muzika heavy metal, që trondit stadiumet në çdo ndeshje, injorohet plotësisht. Mesa duket ne nuk i tundim mjaftueshëm prapranicat,” shkroi ai.

Postimi sigurisht që u kritikua nga ndjekës të shumtë. Fill pas kësaj, Snider sqaroi, “Ajo që dua të them nuk ka lidhje me Shakira-n apo Jennifer Lopez-in, por është zhgënjim mbi faktin që muzika rrok injorohet dhe nuk respektohet në Super Bowl.”

Më tej, këngëtari theksoi se këngët që ndezin atmosferën para dhe gjatë ndeshjeve janë të gjitha të muzikës rrok.

Disa prej tyre: “Enter Sandman” (Metallica), "Thunder" (Imagine Dragons), "Crazy Train" (Ozzy Osbourne), "We're Not Gonna Take It" (Twisted Sister), "We Are the Champions" (Queen), "Final Countdown" (Europe), "I Wanna Rock" (Twisted Sister), "We Will Rock You (Queen), "Welcome to the Jungle" (Gun N’ Roses) e të tjera.

Së fundmi, performuesit në Super Bowl qenë Maroon 5, Justin Timberlake, Lady Gaga dhe Coldplay. Këta të fundit janë të vetmit që i afrohen paksa muzikës rrok, megjithatë u shoqëruan në skenë nga Beyonce dhe Bruno Mars.