Fakt: Dua Lipës i shkon çdo ngjyrë dhe çdo model i mundshëm flokësh. Një shembull që e vërteton;
Flokët e gjatë me të cilët ajo identifikohej në fillimet e karrierës, u shkurtuan pak e nga pak, derisa Dua gjeti veten te prerja bob. Së fundmi, këngëtarja eksperimentoi me baluket (që sërish i qëndrojnë shumëëë mirë).
Por jo vetëm kaq, ja Dua dhe eksperimenti i radhës.
Megjithatë fansat e kanë mendjen tjetërkund. Dua sapo bëri me dije se së shpejti do të publikojë albumin e saj të dytë, që mban emrin e saj, ”Dua Lipa 2”.
Përsa i përket këngëve, në një intervistë për GQ, Dua u shpreh se “është një album pop, me të cilin do të kërcejmë”. Por më tej shtoi se “nuk do të mungojnë këngët e trishta dhe zemërthyese”.
Deri tani, nuk dihet ende nëse do të ketë bashkëpunime, por nisur nga Instagrami i këngëtares, emra të mundshëm janë Miley Cyrus dhe Ariana Grande.
Albumi deputues i Lipës, “Dua Lipa”, u publikua në fillim të qershorit të vitit 2017. Në të ishin pjesë hitet si “Be the One”, “IDGAF”, “One Kiss”, “New Rules” e të tjera. Pjesa më e madhe e tyre kryesuan klasifikimet në Mbretërinë e Bashkuar, derisa më pas Dua u bë një yll ndërkombëtar duke rrëmbyer dy Grammy, çmimet më prestigjoze në muzikë.