Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Dashi dhe Demi

Tetori vjen me shumë gjëra për të bërë, prandaj duhet të mblidhni skuadrën tuaj dhe të siguroheni që gjithçka është bërë si duhet. Zakonisht, jeni ju ata që merrni frenat në duar, por kësaj here do të përparoni duke u përshtatur me të tjerët dhe duke punuar në grup.

Gjatë fundit të vitit do të keni kohë për të treguar aftësitë tuaja dhe për t’i përdorur ato siç duhet, por tani për tani pranoni opinione nga të tjerët.

Përsa i përket dashurisë, nëse jeni në një marrëdhënie është koha të vendosni nevojat dhe dëshirat e partnerit në plan të parë dhe duke qenë se Afërdita është në kënd perfekt me Jupiterin, do ta bëni këtë me shumë dëshirë dhe ngrohtësi.

Dashët që janë të martuar do të kalojnë kohë shumë të bukur pranë familjes. Do të organizojnë aktivitete interesante dhe do të vendosin objektiva të reja për t’i arritur bashkë. Nëse jeni ende single, por i hapur ndaj takimeve të reja, mund të fejoheni apo martoheni këtë muaj.

Më 2-3 tetor, Plutoni vendoset në vijë të drejtë dhe do t’ju sjellë mundësi të mira në karrierën tuaj, kështu që prisni lajme promovimi apo oferta të tjera pune këto ditë.

Nëse keni në plan të bëni ndonjë ndërhyrje të vogël kirurgjikale, mos u shqetësoni sepse çdo gjë do të shkojë mirë.

Do t’ju pëlqejë si do të shkojnë gjërat nga mesi i muajit, rreth datës 13 tetor. Diçka shumë e rëndësishme për ju do të arrijë kulmin dhe kjo përfshin një romancë, shtatzëni apo një fëmijë.

Jeni gjithë sy e vesh për gjërat që do të dëgjoni gjatë kësaj kohe dhe lajmi duhet t’ju gëzojë. Jupitëri, planeti i fatit do të jetë në harmoni perfekte me hënën e plotë në shënjën tuaj.

Përsa i përket punës, një njeri i rëndësishëm do t’ju besdisë paksa duke gjetur faj në diçka që ju e keni bërë së fundmi. Kjo ndodhi e padrejtë do të ndodhë aty rreth datës 13 tetor (plus/minus 4 ditë). Nuk mund t’ju themi se cila është strategjia më e mirë për ta zgjidhur këtë, por Dashët e lindur rreth datës 10 prill duhet të  jenë më të përgatitur se të tjerët.

Nëse po mendoni të udhëtoni, fundjava e 12-13 tetorit duket një mrekulli.  Bëni sa të mundni gjatë 3 javëve të para të muajit, pasi Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 31 tetori deri në 20 nëntor.

Do të keni disa shpenzime të papritura që duhen mbuluar, kështu që kujdes me harxhimet që bëni. Edhe pse dashuria për ju do të lulëzojë rreth datës 13 tetor, aty nga fundi i muajit mund të përballeni me turbullime të përkohshme në çift.

Nëse bashkëjetoni do të mendoni edhe të largoheni, por të tilla vendime do t’i rishqyrtoni me kujdes më vonë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Dashi dhe Demi

Sapo tetori hyn, do t’ju shtohet lista e gjërave që keni për të bërë. Si në jetën profesionale ashtu dhe në atë personale. Nëse po punoni me një ortak apo bashkëpunëtor, projekti që keni në dorë do të përfitojë edhe më shumë sukses, nga kontributi i dy mendjeve. Ky projekt lidhet me artin e së bukurës; mund të jetë një punë e bërë në galeri, kurator në muze, muzikant apo organizues eventesh.

Çfarë duhet të bëni është të jeni të organizuar, i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të dini si ta planifikoni me kujdes kohën.

Do të keni nevojë të pushoni fundjavën e 12-13 tetorit.Nëse keni mundësi bëni një udhëtim të shkurtër, në një vend që të shihni peisazhin e bukur të vjeshtës. Do të çlodheni si fizikisht ashtu dhe mendërisht.

Teksa bëhi gati valixhen, mos harroni kamerën për të kapur momentet më të bukura të atyre ditëve.

Fundi i muajit, data 27 tetor do të vijë pak e sikletshme dhe kërkon vëmendjen tuaj ndaj një lidhjeje personale apo biznesi.

Nëse një nga çështjet më sipër ka qenë problematike prej kohës, është momenti të hiqni dorë. Hëna e Re do t’ju zgjojë për të diskutuar një çështje me rëndësi dhe do ta gjeni veten në kërkim të një zgjedhjeje të re.

Teksa bisedoni me partnerin do të vini re se po konfliktoheni rreth mbizotërimit të njërit ose tjetrit në lidhje. Nëse kjo marrëdhënie ka rëndësi për ju, toleroni dhe bëhuni fleksibël. Nëse ushtroni presion, romanca do të thyhet dhe askush s’do të mund të bëjë asgjë për ta ngjitur sërish.

Nga ana tjetër, do të dëgjoni të rikthehen në skenë disa biseda të vjetra dhe kur të shihni që s’do t’ju çojnë asgjëkundi do të hiqni dorë. Me pak fjalë, do ta ndjeni vetë kur të jetë koha për t’u larguar.Nëse doni me çdo kusht që kjo lidhje të zgjasë, përdorni një strategji të butë. Në të kundërt, pranoni të pashmangshmen dhe çlirojeni veten për të gjetur dikë i cili do t’ju krijoj besimin që po kërkonit.