Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Hëna e re e 28 shtatorit, që do të ketë ndikim në gjysmën e parë të tetorit dhe ndoshta më shumë, mund të jetë në favorin tuaj. Dielli, Hëna e re, Afërdita dhe Mërkuri do të pozicionohen në sektorin e dashurisë së vërtetë, argëtimit dhe festave. Kjo do të jetë një periudhë e mirë për shoqërinë – pritet argëtim. Po kështu edhe ju do të bëni pjesën tuaj duke u treguar të hapur me njerëzit.

Jupiteri do të sinjalizojë Afërditën në fillim të tetorit, kështu që nuk do të jetë e largët dita kur të takoni dikë. Vendi ku mund të takoheni është një festë me miqtë ose në një ambient festiv në punë. Përsa i përket marrëdhënieve të reja që do të krijoni, merreni me ngadalë dhe shtoni pak mister për të krijuar një raport me themel të fortë. Gjasat janë që përfshirja shumë shpejt në një marrëdhënie do t’ju çojë në një rrugë të gabuar.

Gjatë fundjavës së 12-13 tetorit, mund të merrni pjesë në një festë, dasmë, seminar, ngjarje sportive ose çfarëdo eventi tjetër argëtues. Do të jetë një fundjavë që do ta shijoni në maksimum. Do ta gjeni veten në mesin e një turme njerëzish të qeshur.

Nëse do të shkoni në ndonjë event sportiv ose koncert, do të ndiheni me fat që i morët ato biletat. Nëse shkoni në dasmë, event bamirësie ose festë, do të kaloni një mbrëmje për t’u mbajtur mend. Ka mundësi që këto ngjarje të krijojnë pak probleme me buxhetin, por mos u shqetësoni pasi në fund të ditës do t’ia vlejë. Shkoni dhe kënaquni.

Muaji përfundon me një Hënë sfiduese në Akrep, më 27 tetor. Urani, planeti i befasive, do të kundërshtojë Diellin dhe Hënën e re në Akrep, duke shkaktuar një përplasje me një person, krejt papritur. Një projekt pune ose dikush në punë mund të jetë një burim stresi.

Shmangni dorëzimin e dokumenteve në fund të tetorit duke i shtyrë këto veprime për në fillim të nëntorit.

Mërkuri shkon në prapavijë më 31 tetor deri në 20 nëntor, një ngjarje që duhet marrë parasysh. Kjo gjë do të thotë se duhet t’i përfundoni projektet sa më shpejt të jetë e mundur.

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Hëna e re e 28 shtatorit, e cila do të ketë ndikim në dhjetë ditët e para të muajit tetor, solli ndryshime në shtëpinë tuaj të katërt, ku keni Diellin, Mërkurin dhe Afërditën. Marsi do të orientohet në sektorin e shtëpisë dhe familjes, që do të thotë se kërkohet vëmendja juaj. Mund të planifikoni të lëvizni, të punoni diku ose të rregulloni hapësirën tuaj, të ridizenjoni shtëpinë. Nëse nuk keni në plan të ndryshoni hapësirën fizike, priten miq dhe mysafirë.

Duhet që të bisedoni me partnerin në lidhje me planet tuaja përsa i përket çështjeve të shtëpisë. Kjo mund të duket e thjeshtë, por këtë muaj pengesat do të jenë më të frikshme se zakonisht, kështu që mos supozoni se do t’ja dilni lehtë. Nëse jeni beqar ose po dilni me dikë, ai/ajo mund të ketë dëshirë që të jetojë me ju, po për momentin kjo nuk është një ide e mirë.

Deri në Hënën e plotë, më 13 tetor, vëmendja juaj do të kthehet përsëri te karriera në një mënyrë interesante, kur një projekt ose marrëveshje që keni përfunduar do të shoqërohet me duartrokitje, me promovim ose lavdërime e tituj nderi.

Nëse jeni intervistuar për një pozicion të ri pune, do të favorizoheni, por përgatituni për konkurrencë të fortë. Puna e re duket e veçantë, kështu që do të ketë shumë kandidatë të fortë. Taktikat e tyre mund të mos jenë të duhurat. Qëndroni të sigurt. Ju keni fuqinë kozmike për të mbizotëruar.

Hëna e re e 27 tetorit do të sjellë vështirësi, pasi Urani, planeti i ngjarjeve të papritura, do të kundështrojë Hënën. Një marrëdhënie romantike mund të pasohet nga turbullira, kështu që duhet të gjeni zgjidhje për mosmarrëveshjet.

Nëse po diskutoni për kujdesin e një fëmije ose një shtatzëni, priten lajme të mira. Në rast se nuk keni në plan fëmijët, një projekt krijues mund të kalojë pritshmëritë duke ju bërë të punoni më shumë.

Neptuni që kundërshton Hënën do të sjellë tension, prandaj tregohuni të qetë dhe të vëmendshëm. Flini gjumë mjaftueshëm, pasi me zor do ta përballoni situatën nëse ndiheni të lodhur. Procesi i të menduarit do të jetë më i mirë nëse pushoni.

Në fund të muajit, Mërkuri do të shkojë në prapavijë duke i shtuar dyshimet. Priten keqkuptime, ndaj përpiquni t’i dëgjoni të tjerët me vëmendje. Jeni hasur më parë me probleme të tilla, kështu që mund t’ja dilni.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.