Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Luani dhe Virgjëresha

Hëna e re e mujit të kaluar, më 28 shtator, do të jenë ende e fortë në fillim të tetorit dhe do të ndriçojë shtëpinë e tretë, duke rritur mundësitë për një udhëtim në distanca të shkurtra. Duket si një udhëtim i bukur dhe ka të ngjarë që të shijoni romancën, të takoni familjen ose të shihni prona të reja. Akomodimi mund t’ju bëjë të ndiheni pak të mërzitur, por Afërdita dhe Jupiteri në sinkron do të kujdesen për ju. Para se të shkoni, do të keni takime për të marrë pjesë dhe detyra për të përfunduar.

Hëna e plotë e 13 tetorit, me ndikim nga 11 deri në 14 tetor, do t’ju japë një shans për ta rrotulluar busullën në çdo drejtim që dëshironi. Duket si momenti i përkryer për të bërë një udhëtim romantik me personin e zemrës, në një vend të izoluar.

Nëse nuk jeni në një lidhje, shkoni me një mik/e të mirë dhe shijoni bisedat, ushqimin dhe verën e mirë. Kur të ktheheni në shtëpi, do të keni plot histori për të treguar, njerëz për të takuar dhe aventura të reja për të përjetuar. Mbi të gjitha këto, një admirues i ri mund të hedhë shikimin drejt jush.

Jupiteri do të kalojë në sektorin e dashurisë së vërtetë deri në fillim të dhjetorit, kështu që me çdo mënyrë, socializohuni sa më shumë të mundeni. Jupiteri do të jetë dyfish i fortë dhe i dobishëm. Edhe nëse nuk prisni shigjeta nga Kupidi, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë diçka që do t’ju ndryshojë jetën. Nëse nuk dilni nga shtëpia, nuk keni si ta dini.

Në fillim të tetorit, duhet të jeni më të organizuar në mënyrë që të përballoni me sukses projektet e vështira të minutës së fundit.

Fundi i muajit mund të shoqërohet me një periudhë stresuese për shumë Luanë, për shkak të Hënës problematike më 27 tetor. Do të ndiheni të tërhequr mes detyrimeve në punë dhe atyre në shtëpi, dy fusha të jetës suaj që kërkojnë urgjentisht vëmendje. Shqetësimet e dikujt në shtëpi duket se kanë përparësi. Për më tepër, monitoroni shëndetin dhe bëni kontrolle te mjeku. Do të jeni nën tension këtë kohë, ndaj ushqehuni mirë.

Njëri nga prindërit mund të ketë nevojë papritmas për ndihëm tuaj të shpejtë, por nga ana tjetër edhe shefi/ja ka nevojë për punën tuaj. Vëmendjen kryesore do ta përqëndroni te shtëpia dhe familja, pa marrë parasysh sa presion do të keni në punë.

Padyshim që duket si një muaj i komplikuar, sepse Mërkuri do të shkojë në prapavijë më 31 tetor deri në 20 nëntor dhe do të sjellë vonesa dhe shtyrje projektesh. Në këtë pikë, e vetmja gjë që mund të bëni është të qeshni dhe të mendoni se mund dhe duhet t’ja dilni.

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Luani dhe Virgjëresha

Në tetor, duke qenë se jemi në prag të mbylljes së vitit 2019, mund të ndiheni të motivuar për të shqyrtuar më hollësisht financat. Në të kaluarën, tetori nuk ka qenë muaj i begatë përsa i përket çështjeve të financave, por kjo sepse Urani ishte vendosur në këtë sektor prej shtatë vitesh. Urani, paneti i të papriturave, do të vendoset në një shenjë tjetër duke mos ju bezdisur më. Pra, pritet motivim dhe investime.

Nëse keni nevojë të paraqisni një kërkesë ose të aplikoni diku (shkollë, kredi) për të filluar një projekt biznesi, bëjeni në katër ditët e para të tetorit. Për më tepër, një incident në fund të muajit të kaluar mund të ketë nxitur nevojën tuaj për të gjetur mënyra të reja sesi të bëni më shumë para. Marsi në shtëpinë e dytë të financave ka ndikuar te shpenzimet, por një gjë e tillë është e përkohshme, sepse situata do të qetësohet deri në muajin tjetër, 20 nëntor.

Në Hënën e plotë më 13 tetor, do të shihni një përparim financiar për të cilin keni shpresuar prej kohësh. Paratë mund të vijnë nga ju, familja, banka e të tjerë. Synimet që kanë të bëjnë me shtëpinë do t’i analizoni në periudhën 11-18 tetor.

Të gjithë personat e shenjës së Virgjëreshës do të kenë vështirësi me Diellin dhe Hënën e re më 27 tetor. Nuk është koha e duhur për të udhëtuar, megjithëse duket se jeni të gatshëm për të shkuar diku. Nëse udhëtoni për biznes, nuk ka të ngjarë që të arrini marrëveshje. Personi që do të takoni mund të shfaqet i hutuar nga ngjarje të ndryshme. Nëse udhëtoni për kënaqësi, mund të mos ju shkojë mirë ndaj pyesni njerëz që kanë shkuar në të njëjtin destinacion si ju. Duket si një kohë për të parë dhe pritur, jo për të vepruar.

Si një Virgjëreshë, sundimtari juaj është Mërkuri, ndaj është e pritshme që t’i keni gjërat e përfunduara në fund të muajit. Mërkuri shkon në prapavijë më 31 tetor deri në 20 nëntor, një kohë kur gjërat përparojnë shumë ngadalë.

Përsa i përket dashurisë, tregohuni të duruar, sepse gjëra të mira ju presin në dhjetor ku romanca do të bëhet më e mirë se kurrë. Nëse jeni të shqetësuar këtë muaj dhe ju duket sikur marrëdhënia po zbehet, sigurisht që me kalimin e kohës do të vini re ndryshime. Kulmi do të jetë dhjetori.

Nëse nuk jeni në një marrëdhënie, pritet që të takoni dikë gjatë festave të fundvitit.

Nëse shpresoni të bëheni me fëmijë, Plutoni, me qendër në shtëpinë e shtatzënisë dhe fëmijëve, do t’ju mbështesë në këtë pikë. Të gjitha të mirat po vijnë – së shpejti do të përjetoni shumë emocione.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.