Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Muajin e kaluar, patët një mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar profilin tuaj profesional në industrinë ku bëni pjesë. Tani, teksa hyni në tetor, është momenti të relaksoheni me miqtë. Thuajse gjithë planetet që hedhin dritë mbi talentet tuaja kanë dalë nga shtëpia juaj e karrierës dhe po futen në zonën që sundon miqësinë, njohjet e reja dhe kontaktet. Gjysma e parë e tetorit do të kalojë me festivitete të ndryshme për një sërë arsyesh.

Nëse keni ndërmend t’i bashkoheni një klubi, dërgojeni tani aplikimin. Do të shijoni përfitimet e miqve të rinj, këshillave të mençura dhe udhëzime për nisma të reja sipërmarrëse që si rrjedhim, do t’i bëjnë mirë llogarisë suaj bankare.

Ndoshta jeni të shqetësuar për sasitë e parave që po shpenzoni në aktivitete argëtuese me miqtë, por është e përkohshme. Për më tepër, duke kaluar kohë me njerëz të tjerë, do të gjeni mënyra të reja për të bërë para.

Kur vjen puna te romanca, do ta keni të vështirë t’i rezistoni vibrimeve të ëmbla të hënës së plotë të 13 tetorit që do t’ju ndriçojë zemrën dhe do t’ju ndihmojë të krijoni kujtime që s’do t’i harroni kurrë.

Kjo hënë e plotë, e 13 tetorit, plus ose minus pesë ditë, do të jetë periudha më e mirë e muajit, plot me çaste të lumtura e të hareshme. Mesa duket, do të ftoheni në një festë emocionuese. Nëse jeni beqarë, do të njihni dikë aty. Nëse keni njohur dashurinë e vërtetë, diçka që do të ndodhë përgjatë fundjavës, 12-13 tetor, do të shtojë zjarrin e romancës suaj. Sapo të dilni në përfundimin se s’mund ta doni më shumë se kaq njëri-tjetrin, dashuria do t’ju shtohet.

Drejt fundit të muajit, më 27 tetor, një hënë e re do t’ju sjellë telashe në një projekt a detyrë specifike. Nëse jeni në menaxhim, kini kujdes çdo punonjës dhe bëni më të mirën t’i motivoni. Nëse projekti po ecën mirë, ndoshta një prej nëpunësve tuaj do të japë papritur dorëheqjen, duke ju pakësuar stafin e efektivitetin e punës.

Mërkuri do të hyjë në prapavijë në Akrep në sektorin tuaj të prapaskenave nga 31 tetori deri më 20 nëntor, duke shtuar shanset e keqkuptimeve a vonesave.

Këtë muaj, planetet do të jenë të fokusuar te shëndeti. Është një muaj i mirë për të bërë kontrollet e përvitshme. Kontrolloni sytë dhe kaloni nga dentisti.

Mesazhi i këtij muaji është se nëse u kushtoni vëmendje detajeve, gjërat do të shkojnë më së miri. Pavarësisht planeteve plëngprishëse, gjërat do të shkojnë mirë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Ky do të jetë një muaj i paharrueshëm për avancimet në karrierë dhe jetën shtëpiake. Jeni shenjë kardinale, prandaj insistoni në progres dhe jeni të parët që i udhëhiqni të tjerët drejt progresit. Këtë muaj, shumica e planeteve do të jenë në shenja kardinale si e juaja, prandaj gjërat do të ndodhin me shpejtësi, sidomos dy javët e para të tetorit.

Dhjetë ditët e para, do t’ju shfaqen mundësi të jashtëzakonshme avancimi në karrierë. Tregohuni strategjik dhe synoni për pozicionin që dëshironi prej kohësh. Jeni me shumë fat, me Marsin në shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve, bashkë me një sërë planetesh të tjerë. Do t’ju mbështesin në çdo hap të karrierës. Javët e para të muajit janë perfekte për të kërkuar një rritje në detyrë a për të skeduluar një intervistë pune.

Pozicioni i Jupiterit është interesant pasi vendosja e tij në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë (sektori i prapaskenës) sugjeron se keni një mbështetës sekret që ju ka veçuar nga të tjerët. Ky person do të kujdeset që ju të bëni çdo herë gjëra më të mëdha se e para, që të ngjisni shkallët e suksesit me shpejtësi. Të vërtetën do ta merrni vesh në fillim të dhjetorit dhe do të zbuloni më shumë në fillim të 2020-s.

Diçka po kulminon në jetën familjare dhe vëmendja juaj do t’i kushtohet asaj fundjavës së 12-13 tetorit. Hëna e plotë në Dash do t’ju fokusojë te familja dhe te nevojat e saj. Ndoshta keni mysafirë, ose po rinovoni a blini mobilje të reja. Nga ana tjetër, mund t’ju duhet të kujdeseni për nevojat e një prindi. Jupiteri fatsjellës do të mbështesë këtë hënë të plotë, i gatshëm t’ju ndihmojë. Po ashtu, edhe prindërit do t’u mbështesin. Nëse ndryshojnë rrethanat, mos kini frikë dhe kërkoni ndihmën e tyre.

Fundi i muajit sjell telashe nga hëna e re në Akrep më 27 tetor. Një mik ose një i njeri i dashur – ose një nga fëmijët tuaj – do të bëjë diçka që do t’ju mërzisë. Nuk duket se bëhet fjalë për një partner romantik, por mundësia ekziston. Nëse jeni të martuar, nuk do të ketë ndikim në marrëdhënien tuaj pasi shtëpia e martesës nuk përfshihet në ndikimin e kësaj hëne të re.

Çfarëdo që të ndodhë, do t’ju godasë papritur. Është normale të zhgënjeheni kur një mik a një person që mbani pranë ju tradhton a vepron pas shpinës suaj. Nëse do të ndodhë kështu, duhet ta vendosni ju nëse mund ta riparoni marrëdhënien apo është më mirë të largoheni. Këta planete të fuqishëm do të kenë ndikim që zgjat për gjashtë muaj.

Mërkuri do të kalojë në prapavijë nga 31 tetori deri më 20 nëntor. Mërkuri është planeti i logjikës, objektivitetit dhe komunikimit, por gjatë kësaj periudhe, i zbehen aftësitë. Kjo do t’i shtohet konfuzionit të hënës së re të fundtetorit dhe do t’ju bëjë të keqkuptoni një situatë dhe të dilni në përfundime të gabuara. Nëse dëgjoni diçka që ju bën të ndiheni të ndjeshëm, merrni një moment për veten dhe kontrolloni faktet.

Askush s’do të kalojë mirë në fund të muajit kur Urani të kundërshtojë Diellin dhe hënën. Do ta keni të vështirë të merrni veten, por e gjitha varet nga ju. Kjo hënë e re do të vërë në provë durimin tuaj.