Në një postim në Twitter, Sia zbuloi se po vuan nga një sëmundje neurologjike (sëmundje të trurit, shtyllës kurrizore dhe nervave që i lidhin). Ajo shtoi se po përballet me dhimbjet kronike për shkak të sindromës Ehlers-Danlos.
“Hej, po vuaj nga dhimbjet kronike, një sëmundje neurologjike, Ehlers-Danlos dhe tua t’u them atyre që vuajnë nga dhimbjet, qoftë fizike apo emocioanle, që i dua; vazhdoni përpara. Dhimbja të demoralizon, por nuk jeni vetëm,” shkroi ajo në Twitter.
Dhimbjet kronike janë dhimbjet që zgjasin më shumë se 12 javë, ndërkohë që sindroma Ehlers-Danlos (EDS) shoqërohet edhe me probleme neurologjike për shkak të çrregullimeve të muskujve.
Sindroma Ehlers-Danlos është një grup çrregullimet që prekin indin lidhës të lëkurës, kockat, enët e gjakut dhe organet e indet e tjera. Shumë njerëz që kanë një sëmundje të tillë kanë lëkurë të butë, të brishtë, që tërhiqet lehtë, ndërkohë që kockat janë të deformuara.
Është e paqartë se nga se vuan konkretisht Sia, pasi ekzistojnë 13 lloje të sindromës Ehlers-Danlos që shoqërohen me diseksion të artës (dalje e gjakut jashtë hapësirës së tij), zhvendosje të kockave, skoliozë, osteoartrit etj.
Sindroma, që u studiua nga mjekët Edvar Ehlers dhe Hendri-Alexandre Danlos, prek 1 në 5000 njerëz.