Instagramming

Anjeza Shahini flet për largimin nga muzika

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2019

Anjeza Shahini flet për largimin nga muzika

Pesë vite më parë, Anjeza Shahini konkurroi për herë të fundit në një festival. Bëhet fjalë për këngën “Energji” te “Kënga Magjike”, me të cilën këngëtarja i mbylli konkurrimet në festivale. “Më vjen mirë që konkurrimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energjji dhe ngjyra,” shkroi ajo në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@anjezashahiniofficial) on

Duke qenë se Anjeza qëndron prej kohësh larg pasionit të saj, i bëri ndjekësit të besojnë se këngëtarja mund të largohet përgjithmonë nga muzika. “E ke lënë fare të kënduarin?” e pyet dikush. “Të duam në skenë,” shkruan një tjetër.

Nisur nga komentet e shumta, Anjeza iu drejtua sërish Instagramit për të sqaruar situatën. “[...] Siç e dini, nuk më pëlqejnë keqinterpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm, shkrova ‘e kam mbyllur me festivalet’. Nuk më duket që ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që do vazhdoj të këndoj,” tha ajo. “Ju kujtoj se shumë vende të botës nuk kanë fare festivle, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte, ture e madje edhe shumë para.”

Anjeza Shahini flet për largimin nga muzika

Anjeza qëndron prej kohësh larg muzikës dhe një ndër arsyet lidhet edhe me përgjegjësinë e saj të re. Ju kujtojmë që ajo u bë nënë për herë të parë në mars të këtij viti duke sjellë në jetë vogëlushen Tori (Victoria Kelis Conolly). Shahini dhe bashkëshorti i saj, diplomati anglez Paul Edward Conolly, u martuan në shtator të 2015-s në një ceremoni private në Toskanë.

Anjeza Shahini flet për largimin nga muzika