Kinema & TV

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo njëzetë e diçka vjeçar

Shkruar nga Anabel

9 Tetor 2019

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Lista e mëposhtme u përpilua në Twitter dhe u miratua në Twitter. Aty vendoset çfarë do të jetë cool këtë javë dhe për momentin, janë filmat shqiptarë. Në listë janë prodhime vendase të mirërealizuara që zbërthejnë tema si dashuria, dhuna, dhimbja, feminizmi, familjet problematike, shthurja etj.

Lulëkuqet mbi mure (1976)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Filmi flet për përpjekjet dhe ndihmat që dhanë debatikasit dhe të rinjtë shqiptarë në luftën kundër fashistëve italianë, të cilët pushtuan Shqipërinë më 7 prill, 1939.

Çifti i lumtur (1976)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Një komedi për jetën e viteve ‘70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri-tjetrin, ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre.

Përrallë nga e kaluara (1987)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Në këtë komedi autori tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 28 vjeçare. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.

Rrethi i kujtesës (1987)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Margarita Begolli, protagonistja e filmit, kthehet në Shqipëri pas 25 vjetësh me kujtesën e humbur. Cila është enigma? Dihet se regjimi është fajtor i kësaj, më saktë gjermanët nazistët. Ata e shfrytëzuan Margaritën për eksperimentet e tyre jo njerëzore.

Dhe vjen një ditë (1986)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Llano, një drejtor dikasteri, ka probleme me karakterin e tij profesional dhe shoqëror. Problem bëhet kritika e gazetës lokale ku i tërhiqet vëmendje për punën e tij. Me hamendjen e tij mendon se në të mund të ketë dorë shoku i tij i fëmijërisë Gori, i cili është inxhinjer në industrinë e tekstileve. Gjatë ballafaqimit kupton se dikush tjetër fshihet pas këtij relacioni.

Duaje emrin tënd (1984)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Tre studentë të Inxhinierisë së minierave caktohen të bëjnë praktikën në ndërmarjen e përpunimit të kromit. Jona gjendet në mes të dy shokëve të saj, por preferon dashurin e Arsenit pa dashur të lëndojë Agronin, i cili ndjen ndoshta diçka mes tyre. 

Tingujt e luftës (1976)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Bardhi jetim shkon të punojë në qytet në familjen e pasur të Galip Shkëmbit i cili ka një djalë Nardin. Në shtëpinë e tregëtarit të pasur vjen vazhdimisht Eqeremi që i jep Nardit mësime violine. Por Eqeremi zbulon talentin e Bardhit. Me ndihmën e Eqeremit Bardhi mëson t’i bjerë violinës dhe të bëjë aksionet e para kundër fashistëve.

Pranvera s’erdhi vetëm (1988)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Irena, një fizikante e re, bashkë me dy koleg të saj ndërmerr një studim të rëndësishëm larg nga shtëpia. Ajo shkon për një kontroll shëndetësor në spitalin e qytetit dhe mëson se vuan nga leuçemia.

Zonja nga qyteti (1976)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Vendimi i Ollgës për të jetuar me Melin, vajzën e saj që punon si ndihmës-mjeke fshati, kthehet në situata plot peripeci. Pas një panairi të tërë letërkembimi për të gjetur një dhëndër qyteti, Ollga i prezanton Melit Koçin që hiqet si artist i vërtetë. Por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk shkulet nga fshati.

Kur po xhirohej një film (1981)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Një film i ri po xhirohet në një qytet të vogël. Aktorët janë një grup fëmijësh. Genci i vogël është nën stress sepse prindërit e tij Liljana dhe Kujtimi janë ndarë për shkak të qëndrimit mikroborgjez të Kujtimit kundrejt Liljanës.

Një djalë dhe një vajzë (1990)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Anila dhe Artani janë në prag të provimit të maturës. Ata jetojnë në të njëjtin pallat dhe kanë hyrë në moshën e ëndrrave të mëdha. Eshtë koha që ata të ndeshen me probleme në jetët e tyre.

Të mos heshtësh (1985)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Bashkëshorti i Silvit vdes në një aksident…Për një periudhë kohe Silvi humb interesin në jetë. Por jeta vazhdon dhe ajo fillon ta marrë veten. Një dashuri e re e zgjon. Por një ditë ajo zbulon se burri që dashuron Ardi është bashkëpunëtor në një vjedhje të madhe të pasurisë shtetërore.

Vrasje në gjueti (1987)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Tre shokë Fredi, Aleko dhe Pertefi shkojnë për gjueti. Dikush qëllon gabimisht Pertefin dhe e vret. Megjithatë asnjë nuk është i sigurt kush është vrasësi i vërtetë. 

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Filmi ka në qendër aktivitetin e Jetës, një vajzë e re nxënëse në shkollën e vajzave. Jeta është anëtare e grupit ilegal dhe ngre në shkollën e saj grupin e të rejave antifashiste. Gjatë një feste, mësuesit fashistë duan të detyrojnë nxënësit të këndojnë himnin fashist gjë që çon në një nga demonstratat më të mëdha në kryeqytet.

Kapedani (1972)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Xha Suloja e ka të vështirë të pranojë ta urdheroj një grua. Kulmi arrin kur kryetarja e kooperativës e cakton të kujdeset për kotecin e pulave. Xha Suloja revoltohet dhe e braktis detyrën, por të nesërmen, merr vesh se organizata e partisë i ka vënë fletërrufe.

Gjeneral Gramafoni (1978)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës italian të inçizojnë në pllaka gramafoni, meloditë e tyre të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.

Jeta në duart e tjetrit (1990)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Dy shokë shkolle Fredi dhe Spiro takohen rastësisht. Fredi punon në një fshat të thellë ndërsa Spiro ka karrierë të shkëlqyer në qytet. Spiro zyrtar i lartë ndjehet i tërhequr nga bukuria e Anës gruas së Fredit. Papritur Ana ndeshet me një anë të panjohur të karakaterit të të shoqit. 

Historiani dhe kameleonët (1988)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Ambicia e çmendur e monarkut të provojë se rrjedh nga një familje e lashtë fisnikësh sjell në Shqipëri një historian të huaj. I huaji do të punojë midis autoriteteve të një prefekture të panjohur të mbretërisë midis njerëzve të degjeneruar dhe injorantë të cilët duke u futur në situata komike bëhen qesharakë dhe të pa respektueshëm.

Njeriu me top (1977)

Filma shqiptarë që duhet t’i shohë çdo

Autori e mori subjekin e romanit nga hasmeria midis fiseve Manuka dhe Mera ne fshatrat Arapi i Poshtëm dhe Lishani i Poshtëm.Shënimet e një prej pjesëtarëve të familjes Mera,mbi historinë e hasmërise ndërmjet dy fiseve shërbyen si indicie për krijimin e veprës dhe më pas të filmit,i cili e ngre gjithë fabulën e tij mbi një top të artilierisë së lehtë i gjetur pas rënies së Italisë fashiste dhe qëllimi kryesor i përdorimit të tij ishte hakmarrja ndaj shtëpisë "kundërshtare". Në film Mato Gruda jeton në hasmëri me familjen e plakut Mere Fizi.Mato ka fshehur topin e artilierisë të cilin ëndërron ta përdorë kundër Mere Fizit,madje ka marrë në shtëpi si rob edhe një italian që e thërret Agush,i cili i mëson përdorimin e topit.