Lëkura

Për një fytyrë si bebe: Dua Lipa tregon produktet që bëjnë mrekulli

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2019

Për një fytyrë si bebe: Dua Lipa tregon produktet që

Dua Lipa, lëkura e së cilës është e shëndetshme dhe me shkëlqim, tregoi për Stylist produktet që përdor për ta mbajtur fytyrën nën kontroll.

“Në darkë, pastroj makeup-in me një vaj trëndafili të egër nga Pai, pastaj përdor një larës në formë kremi dhe aplikoj një serum probiotik të Esse,” tha ajo.

Probiotikët janë mikroorganizma që pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshmëm dhe nxisin prodhimin e vitaminave.

Për një fytyrë si bebe: Dua Lipa tregon produktet që

“Në mëngjes, përdor larësin krem dhe më pas aplikoj një serum me niacinamide nga një markë dermatologjike, Synergy, pastaj vendos hidratues dhe SPF.”

Niaminacidet janë formë e vitaminës B3 dhe ndihmojnë në parandalimin e akneve, problemet me pigmentimin dhe rrudhat.

Për buzët, Dua përdor zbutësin e Glossier Birthday Balm, ndërsa rimeli i saj i preferuar është Volume Effet Faux Cils i YSL.