Out and About

Philip Morris prezanton IQOS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shkruar nga Anabel

15 Tetor 2019

Philip Morris prezanton IQOS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Tiranë – 15 tetor, 2019 — Philip Morris Albania, ka kënaqësinë të njoftojë se IQOS, pajisja elektrike që ngroh duhanin, doli në shitje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Philip Morris International (PMI)solli IQOS në tregun e Sh.B.A-së përmes një license ekskluzive me Altria Group, Inc.

Hyrja e IQOS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një moment historik në zgjedhjet e 40 milionë burrave dhe grave amerikanë duhanpirës, pasi IQOS është teknologjia e parë e duhanit me ngrohje elektrike që është autorizuar të shitet në SHBA nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Në prill të vitit 2019, FDA e autorizoi tregtimin e IQOS, i cili ngroh, por nuk e djeg duhanin, si të përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik. Vendimi i agjencisë erdhi pas një vlerësimi të hollësishëm shkencor të aplikimeve të PMI të paraqitura pranë kësaj agjencie në vitin 2017.

Duke komentuar këtë prezantim Z. RadmiloVlaçiç, Menaxheri i Përgjithshëm i Philip Morris Albania tha: “Prezantimi në tregun amerikan është një tjetër provë e vendosmërisë sonë për të inkurajuar duhanpirësit e rritur të kalojnë në produkte pa tym, të nxitur nga risitë dhe kërkimet shkencore. Duhanpirësit e rritur meritojnë të kenë qasje në produktet novatore, alternativa produktesh pa tym në vend të cigareve, si dhe informacion të saktë përsa i përket këtyre produkteve.

Një kombinim i masave rregullatore shtrënguese, por të arsyeshme, me kontrollet rigoroze, me ndërgjegjësim më të madh dhe marketing të kontrolluar, do të bënin që produktet pa tym të luajnë rol të rëndësishëm duke ndihmuar duhanpirësit e rritur që të kalojnë në këto produkte, e që në të kundërt do të vazhdonin të tymosnin cigare tradicionale.”

Z. Vlaçiç, shton se, “IQOS është prezent në Shqipëri që prej muajit prill 2019. Ne shpresojmë që duhanpirësit e rritur, në SHBA të fillojnë sa më parë kalimin e tyre nga cigaret tradicionale drejt teknologjisë pa tym.”

Përveç aplikimit për autorizim për shitje, Philip Morris International paraqiti një dosje të plotë të provave shkencore në mbështetje të IQOS për autorizimin e saj si një produkt duhani me risk të reduktuar, të cilën Administrata Amerikane për Ushqimet dhe Barnat (FDA) vazhdon ta analizojë.