Me ç’pamë nga Java e Modës, kur vjen puna te trendet e makeup-it, vjeshta e 2019-s hoqi dorë nga rregullat duke e lënë grimin në dorën e kreativitetit. Trendet më të preferuara të momentit janë:
1. Xixat te sytë, thjesht respektoni stinën dhe mos e teproni.
Produkte të sugjeruara: Eclipse 2-in-1 Glitter Release Eyeliner, Urban Decay Heavy Metal Glitter Eyeliner
2. Smoky si vija e penelit, që krijon iluzionin e një syri më të madh dhe më të gjerë.
Produkte të sugjeruara: Givenchy Beauty Le Prismissime Eye Shadoë Palette, Maybelline Eye Studio Lasting Drama Gel Eyeliner
3. E portokallta e ngrohtë, për sytë, buzët mollëzat.
Produkte të sugjeruara: Skat Von D Studded Kiss Crème Lipstick in Gold Blooded, Yves Saint Laurent Rough Pur Couture in Bright Orange
4. Buzëkuqi kaf, që vjen në disa nuanca dhe shkon pothuajse me gjithçka.
Produkte të sugjeruara: Bobbi Brown Lipstick in Brown, MAC Lipstick in Strip Down
5. Fytyrë që shkëlqen, që sjell pak freskinë e verës.
Produkte të sugjeruara: RMS Living Luminizer, Hourglass Ambient Lighting Bronzer
6. Pak nuanca neon, në cepat e brendshëm të syve.
Produkte të sugjeruara: Violet Voss Fun Sized Mini Eyeshadow Palette, Dior On Stage Liquid Eyeliner