Showbiz dhe TV

Ju besohet që një doktor plastik i tha Agnesa Vuthajt të bëjë hundën

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2019

Ju besohet që një doktor plastik i tha Agnesa Vuthajt të

Agnesa Vuthajt — Miss World Albania 2004, Miss Universe Albania, bukuri natyrale — dikur i thanë se duhet të bëjë hundën. Deri në atë moment, s’e kishte çuar ndërmend. Fundja, arsyetoi me vete, ka fituar kompeticione bukurie, kështu që duhet të jetë e bukur ashtu siç është.

E ftuar në “Ftesë në pesë,” Agnesa foli pak për ndërhyrjet estetike dhe të vetmin gjë që ka dashur të ndryshojë në jetë.

“Një herë kam qenë në një emision të drejtpërdrejtë në Kosovë për ndëryrjet estetike dhe i pranishëm ishte dhe një doktor që operonte hundën," tha ajo. "Më tha, ‘ti ke nevojë ta operosh hundën.’ Pas emisionit, [mendoja] ‘si ma tha, si ma tha live, do ndikohen njerëzit. Po sikur të më duhet ta bëj vërtet hundën, ç’do thonë njerëzit?’ M’u bë fiksim. Duke parë veten në pasqyrë, thashë paska të drejtë. Hundën s’e paskam aq të drejtë sa ato të operuarat. Por jo, mendoj se shkon me fytyrën, kështu që jo.”

Çfarë tmerri duhet të jetë të ta nxjerrin në pah një tipar si të metë, një tipar që deri dje ti e konsideroje mëse normal. Akoma më tmerr duhet të jetë kur ky tipar s’ka asnjëfarë difekti, si në këtë rast.

Hunda e Agnesës nga njëra anë:

Ju besohet që një doktor plastik i tha Agnesa Vuthajt të

Hunda e Agnesës nga ana tjetër:

Ju besohet që një doktor plastik i tha Agnesa Vuthajt të

Dhe nga përballë:

Ju besohet që një doktor plastik i tha Agnesa Vuthajt të

Ngjan më tepër si hunda që çon te doktori si shembull, se sa si hunda që çon te doktori për të bërë.

Sidoqoftë, në raste të tilla, vidhni reagimin e Taynës kur gjithashtu i thanë se duhet të bëjë hundën.

“Janë mësuar njerëzit t’i shohin në ekran ata që kanë mbetur pa hundë duke e zvogëluar dhe e imja ju duket jo normale. Mua kështu më pëlqen se për ta bërë kam mundësi dhe kam pasur gjithmonë. Kryesorja është që nuk e fus në punë të huaja, për të tjerat është në rregull”.