Showbiz dhe TV

Nuk postoi diçka për ditëlindjen e të atit të ndjerë: Lori Hoxha u përgjigjet kritikave

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2019

Nuk postoi diçka për ditëlindjen e të atit të

Dje, (16 tetor) Dritan Hoxha do të festonte ditëlindjen e 51. Top Media përkujtoi përmes një feste themeluesin, i cili u nda nga jeta në një aksident tragjik 11 vite më parë. “Vepra e Tanit ndryshoi mentalitetin e një gjenerate të tërë shqiptarësh, revolucianizoi tregun mediatik në Shqipëri dhe vazhdon të na frymëzojë. Ëndrra vazhdon...” shkroi faqja zyrtare e Digitalb në Instagram. Në Instagramin e Lorit dhe Sarës nuk u pa ndonjë dedikim për të atin, gjë që dikujt siç duket i bëri përshtypje.

“Do ishte më e bukur se çdo bukuri në këtë botë e nuk do kishte çmim të paguhej, një dedikim për atë të cilin jemi të gjithë mirënjohës, Tanin, duhet ta bëje në ditëlindjen e tij [në] 16 tetor,” i shkroi një ndjekës/e Lorit.

Në një kohë kur nëse nuk ndodh në Instagram, nuk quhet, njerëzit e kanë gjithnjë e më të vështirë të mësohen me idenë se jo domosdoshmërisht diçka duhet të jetë e dokumentuar në rrjete sociale për të qenë e vërtetë.

“Thjesht një mendim i orëve të vona të natës, të cilin kam dëshirë ta shpresh; jo çdo gjë që unë (ose ju) bëni duhet të jetë në rrjete sociale,” shkroi Lori. “Thjesht sepse nuk e postoj, nuk do të thotë se nuk e bëj, nuk e shoh, nuk e ndjej apo nuk e përjetoj.”

Në vijim, Lori thotë se duke qenë gjithnjë e vëzhguar nga njerëzit, ka kuptuar se gjërat personale nuk duhet të bëhen publike.

“Duke qenë në syrin e publikut për kaq shumë kohë, kam mësuar dhe kam kuptuar se çfarë është afër zemrës sime duhet të qëndrojë larg atyre që nuk janë. Jemi mësuar të shohim çdo urim për ditëlindjen e nënave, motrave, baballarëve, miqve të ngushtë në Instagram sa kemi filluar ta bazojmë dhe gjykojmë çdo marrëdhënie nga prania ose mungesa e një urimi virtual,” shkruan ajo.

“Isha dhe unë një nga këta njerëzit gjithashtu dhe nëse e gjen veten duke u shqetësuar për këtë, të lutem vlerëso jetën tënde,” shkruan më pas. “E dua motrën time po njësoj edhe pse nuk e urova në Instagram për faktin që solli në jetë të bukurin Roman. Isha pranë saj duke ja bërë të ditur asaj, jo botës. E di që sot do të ishte ditëlindja e babait tim. Do të mbushte 51 vjeç dhe është viti i 11 që nuk mundem t’i jap puthjen e ditëlindjes. A do të ndryshonte gjë nëse do të kisha postuar diçka? Po, vetëm përshtypja juaj, jo dhimbja ime.

Jetoj me kujtimin e tij çdo ditë ndaj ju lutem mos harxhoni kohë nga dita juaj për ta bërë dikë të ndihet keq. Nuk e keni idenë se çfarë po kalon ai/ajo. Mos i lejoni rrjetet sociale të përzihen me empatinë tuaj. Jemi të gjithë njerëz përtej ekranit.”

“E shkrova dje, e mendova shumë dhe nuk e postova, por ndryshova mendje,” përfundon Lori.

Nuk postoi diçka për ditëlindjen e të atit të