Instagramming

Tatuazhi i ri i Alfios është fiks për baballarët e rinj

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2019

Tatuazhi i ri i Alfios është fiks për baballarët e rinj

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani presin të bëhen prindër së shpejti, por ende pa lindur bebushi kanë nisur surprizat dhe dedikimet! 

Themi kështu, sepse Alfio sapo bëri tatuazhin e parë si baba! Pak orë më parë, ai postoi në llogarinë e Instagram-it këtë foto, ku duket se në pjesën e sipërmes të shpinës ka bërë një dedikim të vockël për bebushin që pritet të vijë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani) on

Një zemër brenda një tollumbaci që varet nga lidhësja me shkrimin "Dad" (baba).  Kështu duket se e pret ai familjen e re që po krijon.

" Janë disa momente të bukura në jetë kur zemra të del nga vendi. Këto çaste unë dua t'i mbaj në lëkurë. Mezi po pres."- shkruan Alfio dhe më i emocionuar s'e kaq s'mund të ishte! 

Tatuazhi i ri i Alfios është fiks për baballarët e rinj

Gjinia e bebushit nuk dihet akoma. Çifi janë bashkë prej më shumë se 3 vitesh dhe bazuar në intervistat që kanë dhënë, do të martohen në 2020.