E njohur si familja më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar, familja Radford do të bëhet edhe më e madhe pasi një tjetër anëtar pritet t’u bashkohet së shpejti. Sue Radford njoftoi përmes një videoje në YouTube se ajo dhe bashkëshorti Noel së shpejti do të mirëpresin fëmijën e 22-të.
View this post on Instagram
Nëna 44-vjeçare njoftoi se është 15 javëshe shtatzënë dhe në prill do të sjellë në jetë vogëlushin/en.
Ajo u bë nënë për herë të parë në maj të 1989-s, kur ishte vetëm 14 vjeçe. Fëmija 21-të, Bonnie Raye, erdhi në jetë vitin e kaluar. Fëmija i 17 i tyre për fat të keq lindi i pajetë.
Sue dhe Noel jetojnë në një shtëpi me 10 dhoma gjumi së bashku me fëmijët, me përjashtim të Chris, 30 vjeç, dhe Sophie, 25 vjeçe, të cilët jetojnë më vete.
Ata janë prindër të 10 djemve dhe 11 vajzave, ndërkohë që nuk është zbuluar gjinia e fëmijës numër 22.
Noel dhe Sue jetojnë në Morecambe në Angli dhe zotërojnë një furrë buke që prej vitit 1999.
View this post on Instagram
Për shkak të interesit të madh, ata u shfaqën edhe një në dokumentar të transmetuar në Channel 4, “15 fëmijë dhe më shumë”, i cili u përditësua në janar të 2019, nën emrin “21 fëmijë dhe më shumë”.
Vitin e kaluar, zonja Radford tha për Daily Mail se ndonjëherë është e vështirë për t’i argëtuar të gjithë fëmijët. “Ne na pëlqen të shkojmë në kinema, veçanërisht gjatë pushimeve kur fëmijët janë pak të mërzitur. Por biletat mund të jenë edhe £10 për person dhe në fakt është me të vërtetë e papërballueshme,” tha ajo.
Burimi: The Independent