Celebrity

Teksa Jackie lindte në spital, John F. Kennedy argëtohej me të dashurën në Mesdhe

Shkruar nga Anabel

24 Tetor 2019

Teksa Jackie lindte në spital, John F. Kennedy argëtohej me të

E ndjera Jacqueline Kennedy Onassis i tregoi mikeshës së saj të ngushtë, Carly Simon, se jo vetëm ishte në dijeni të tradhtive të John F. Kennedy, por nuk shqetësohej fare. Kështu shkruan Simon në librin e saj të ri me kujtime, “Touched by the Sun: My  Friendship with Jackie.”

Në një intervistë për NBC News, këngëtarja tha se Jackie i tregonte gjëra personale për të dy bashkëshortët e saj të ndjerë, Presidentin Kennedy dhe manjatin e transportit të mallrave, Aristotle Onassis, të cilët e tradhtuan ish zonjën e parë.

Teksa Jackie lindte në spital, John F. Kennedy argëtohej me të
Carly Simon (majtas) dhe Jacqueline Kennedy Onassis

“Mësoi se s’kishte ndonjë domethënie të thellë,” tha Simon për NBC News, duke iu referuar tradhtisë së Aristotle me sopranon Maria Cllas.

Në libër, Simon shpjegon si i përballoi Jackie sytë shëtitës të Presidentit Kennedy.

“Po ashtu nuk i bënin përshtypjet lidhjet jashtëmartesore të Jack,” shkruhet në libër. “Me hijeshi dhe e dorëzuar, ajo më tha se ishte në dijeni. Thjesht s’e bezdisnin aq shumë tradhtitë e tij sepse e dinte që Kennedy e donte shumë. Shumë herë më shumë nga ç’donte flirtet e momentit.”

Edhe pse s’e shqetësonin zonjën e parë, shqetësonin shoqen e saj.

“Mendoj se disa gjëra patën shumë ndikim te ajo,” tha Simon dhe shtoi, “Për shembull, ai s’ishte pranë saj kur ajo po lindte, por po kalonte kohë me dashnoren. Ka plot veprime të kësaj natyre që duhet ta kenë lënduar shumë.”

Simon i referohet një ndodhie  të vitit 1956, kur Jackie lindi një fëmijë të pajetë teksa bashkëshorti i saj ndodhej në një jaht në Mesdhe. Edhe pse Kennedy mezi priste të kthehej në shtëpi te gruaja e tij, ajo nuk e vrau shumë mendjen duke qenë se fëmija kishte lindur i pajetë dhe s’kishte ç’bënte më.

Teksa Jackie lindte në spital, John F. Kennedy argëtohej me të
Carly Simon dhe Jacqueline Kennedy Onassis

Në një intervistë ekskluzive për People, Simon foli haptazi për miqësinë e saj të pazakontë me Jackie-n dhe për momentet e saj të fundit në shtëpinë e saj në vitin 1994.

“I mbajta dorën, i thashë që e doja dhe i dhashë lamtumirën,” tha Simon, 74 vjeçe, për People. “Nga dhoma tjetër dëgjoheshin murgj që këndonin njerëz që qeshnin sepse Kennedy-t kishin organizuar një festë të vogël. Ishte e pabesueshme.”

Burimi: People