Jemi në fund të tetorit, që do të thotë se është ende larg koha e të kuqes së gjakut, tipike për festa. Pra, duhet diçka para-festive. Trendet e momentit janë të larmishme dhe variojnë nga nuancat e kremit deri te ngjyrat jo fort tipike për sezonin vjeshtë-dimër.
Për ato që nuk eksperimentojnë shpesh dhe preferojnë ngjyra natyrale, përgjithësisht këshillohen nude, karamel dhe krem.
Ose një ngjyrë pak më e fortë, një nuancë çokollate, diçka e përzierë me vishnjen, por pa kaluar te e kuqja flakë.
Trend është gjithashtu edhe bluja, që mund ta kërkoni në nuancat: azure, admiral, navy ose cobalt.
Nuancat e ngjyrës së gjelbër nuk përjashtohen gjithashtu.
Për ato që thjesht nuk pëlqejnë ngjyrat bazike, si thoni për të verdhën e gjetheve të vjeshtës?