Në shtator të këtij viti, Top Channel konfirmoi se “Big Brother” do të rikthehet.” Momentalisht po punohet për studiot dhe shtëpinë që do të jenë për herë të parë në afërsi të televizionit. Moderatori mbetet ende mister.
Natyrshëm, përflitet rikthimi i Arbana Osmanit si moderatorja historike e “Big Brother,” por ajo s’është e bindur. Në një intervistë për Revistën Who, ajo tha:
“Të them të drejtën nuk e di [në do ta drejtoj unë sërish]. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standadet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me ‘Big Brother’ këta fatorë nuk i kam vlerësuar akoma.”
Gjithashtu, Arbana e vlerëson shumë profilizimin e saj nën një emër të vetëm, siç është tani “Dua të të bëj të lumtur” i cili transmetohet prej tre vitesh.
“Besoj se në televizion më shumë se në çdo fushë tjetër, njerëzit që profilizohen në një program të caktuar, për shkak të familjaritetit që ka programi, kanë më tepër sukses. ‘Dua të të bëj të lumtur’ është një nga programet më të mira dhe më të ndjekura prej tre vitesh në Top Channel. Unë jam e kënaqur, televizioni është i kënaqur, audienca po ashtu. Përse duhet të ndryshojmë?” tha ajo.