Instagramming

Çfarë ndodhi me Instagram-in e Rinës na e tregon ish-menaxheri i saj

Shkruar nga Anabel

29 Tetor 2019

Çfarë ndodhi me Instagram-in e Rinës na e tregon ish-menaxheri

Në mes të tetorit, Rina Balaj njoftoi se për arsye personale do të tërhiqet përkohësisht nga muzika. Fillimisht u aludua për një zënkë të mundshme me menaxherin kompanisë On Records, Met Elashinin, por në reagimet e tij të para, ky i fundit hodhi poshtë diçka të tillë.

Tani, prej javësh Instagram-i që dikur i përkiste Rinës, nuk është më i saj. Ish-llogaria e saj tani quhet "On Records Offical" dhe vetëm pak më parë, është bërë prezantimi i dy këngëtareve të reja në faqe.

Duke qenë se ndjekësit e Rinës donin një përgjigje, pronari i On Records ua dha përmes Instastory-it më poshtë:

Çfarë ndodhi me Instagram-in e Rinës na e tregon ish-menaxheri

"Po shoh shumë reagime nga fansat e Rinës. Me këtë shkrim po ju njoftoj se Rina me dëshirën e saj e ka lënë muzikën dhe se nuk është më pjesë e On Records. Sa i përket Instagram-it, është pronë e On Records edhe në kontratë."- shkruan Elshani.

Pra, nga ç'shkruhet më sipër, menaxheri bën me dije se Instagram-i do të ishte ende në emrin e Rinës vetëm nëse ajo do të ishte pjesë e kompanisë. Tani që gjërat ndryshuan, Rina duhet thjesht të hapë një llogari të re.