Që prej Hënës së re më 27 tetor, në mendjen tuaj kanë qenë vetëm çështjet e financave. Duket se një lajm i papritur për paratë po ju ngacmon. Ka të ngjarë që të mos keni marrë shpërblimin që prisni ose të keni shpenzuar pa u menduar mirë. Në këtë muaj, do të mendoni si të përmirësoni të ardhurat, kështu që duhet të tregoheni tepër vigjilentë përsa i përket shpenzimeve të papritura në javët në vazhdim.
Riorganizimi i mundshëm i financave mund të ndodhë në Hënën e plotë të 12 nëntorit. Mund të paguani një detyrim financiar. Për shkak se Hëna e plotë është në Dem, do t’ju duhet të jeni praktik dhe realist në lidhje me situatën aktuale.
Deri në 3 janar, do të shpenzoni më shumë se zakonisht. Ditë e vështirë për financat është 24 nëntori, kur Marsi kundërshton Uranin.
Duke qenë se paratë janë në qendër të vëmendjes këtë muaj, do të motivoheni për të gjetur mënyra të reja sesi t’i përmirësoni. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, aktualisht është në sektorin tuaj të komunikimit, kështu që punët që mbështeten te talenti në të shkruar, folur, mësuar ose te menaxhimi i rrjeteve sociale, publiciteti ose marketingu mund të jenë fushat fitimprurëse.
Një nga ditët më të mira në punë (ose intervistimi për një vend pune) do të jetë 8 nëntori.
Përsa i përket romancës, do të argëtoheni përmes udhëtimeve në distanca të shkurtra. Afërdita do të kalojë një kohë të madhe te Shigjetari deri më 25 nëntor, një shenjë miqësore që kombinohet mirë me shenjën tuaj. Fundjava më e mirë është 9-10 nëntori.
Teksa hyni në nëntor, ende do të mendoni për një episod që ka ndodhur javën e fundit të tetorit, gjatë Hënës së re në datë 27. Nëse ditëlindjen e keni në fund të tetorit, ka të ngjarë që ta keni ndjerë më shumë tronditjen e Hënës së re. Tregohuni pak më tepër të kujdesshëm mbi gjërat që u thoni njerëzve të afërt, sepse Mërkuri në prapavijë mund ta përkeqësojë situatën.
Nëse muajin e kaluar nuk u shqetësuat nga ndonjë marrëdhënie, ka të ngjarë që të keni një shqetësim shëndetësor. Kujdesuni mirë për veten dhe vizitoni menjëherë mjekun nëse shihni që gjërat nuk janë siç duhet.
Hëna e plotë e 12 nëntorit do të ndikojë që një çështje që ka të bëjë me marrëdhënien të arrijë një kulminacion të bukur. Mund ta përdorni këtë Hënë që të merrni hapa të tjerë të rëndësishëm dhe këtu e kemi fjalën për një fejesë a martesë. Të gjitha shenjat tregojnë se ju do ta dashuroni këtë periudhë.
Marsi do të qëndrojë në Peshore për gati tre javë, deri në 18 nëntor, dhe më pas do të zhvendoset në Akrep, duke ju vendosur në qendër të vëmendjes. Nga 18 nëntori deri më 3 janar, do të keni një mundësi të artë për të shpalosur idetë dhe projektet tuaja.
Jo çdo gjë do të miratohet, por me Marsin në Akrep mundësitë janë të larta.
Më 24 nëntor duhet të tregoheni tepër të kujdesshëm sepse Marsi në Akrep do të kundërshtojë Uranin. Nëse keni lindur më 23-31 tetor, do ta përjetoni më shumë këtë përplasje. Nëse dikush tregohet kritik ndaj jush dhe debaton, dëgjoni me vëmendje dhe flini pak. Është një ditë e keqe dhe flisni sa më pak të jetë e mundur.
Një zhvillim shumë pozitiv pritet në romancë, aty rreth datës 27 nëntor. Nëse mendoni se është shumë e vështirë të njiheni me dikë, do ta keni më të lehtë javët e ardhshme të muajit dhjetor. Neptuni do të qëndrojë në këtë sektor deri më 23 qershor të 2020-s, ndaj me të vërtetë që pritet që romanca të ndryshojë për mirë.
Përsa i përket karrierës, situata duket pozitive. Mund të negocioni një marrëveshje fitimprurëse. Të ardhurat do të rrihen ndaj bëhuni gati për lajme të mirë. Nuk e ekzagjërojmë aspak nëse themi se priten përparime përsa i përket pagës. Ky muaj do të jetë zjarr!
Keni mundësi të shkëlqyera për të nënvizuar popullaritetin tuaj, që do të pasohet nga fitime të tjera.
Në fillim të dhjetorit, do të keni më shumë mundësi për çështjet e zemrës. Nëse jeni në një lidhje, do të kaloni më shumë kohë së bashku dhe nëse doni një fëmijë, planetet janë të gjithë në anën tuaj.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.